1 Timoteut 3 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Cilësitë e peshkopëve

1Kjo fjalë është e besueshme: nëse dikush kërkon të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë.

2Peshkopi duhet të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje, i kthjellët, i matur, i sjellshëm, mikpritës, mësues i zoti,

3jo pijanec, jo i dhunshëm, por i durueshëm, jo grindavec, jo lakmitar parash.

4Ai duhet ta drejtojë mirë shtëpinë e vet e t'i ketë fëmijët të bindur e shumë të sjellshëm.

5Nëse dikush nuk di sesi të drejtojë shtëpinë e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?

6Peshkopi të mos jetë i ri në besim, që të mos i rritet mendja e të mos bjerë në të njëjtin dënim me djallin.

7Ai duhet të gëzojë edhe respektin e atyre që janë jashtë kishës, që të mos përgojohet e të bjerë në kurthin e djallit.

Cilësitë e dhjakëve

8Po ashtu edhe dhjakët duhet të jenë të denjë, jo me dy fytyra, jo të dhënë pas verës së tepërt, as lakmitarë fitimesh të pandershme.

9Ata duhet ta mbajnë me ndërgjegje të pastër të fshehtën e besimit.

10Këta le të vihen më parë në provë, pastaj nëse janë të paqortueshëm, le të shërbejnë.

11Po ashtu gratë e tyre të jenë me dinjitet, të mos shpifin, të jenë të përmbajtura e besnike në gjithçka.

12Dhjakët të jenë bashkëshortë të një gruaje, t'i drejtojnë mirë fëmijët dhe shtëpitë e tyre.

13Sepse ata që e kryejnë mirë shërbesën fitojnë një emër të mirë për veten dhe shumë guxim në besimin që është në Krishtin Jezu.

E fshehta e besimit

14Këto gjëra po t'i shkruaj me shpresë se do të vij te ti së shpejti,

15por nëse vonohem, të dish sesi duhet të sillet njeriu në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe themeli i së vërtetës.

16Pa dyshim, e madhe është e fshehta e besimit:

Perëndia u shfaq në trup njerëzor,

u shpall i drejtë nga Shpirti,

u pa nga engjëjt,

u predikua mes kombeve,

u besua në botë,

u ngrit në lavdi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help