Fjalët e urta 11 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Peshorja e rreme i neveritet Zotit,

por peshimi i saktë i pëlqen.

2Me mendjemadhësinë vjen edhe çnderimi,

urtia është me të përulurit.

3Të drejtët i udhëheq përsosja e tyre,

mashtruesit i rrënon dredhia e vet.

4Në ditën e zemërimit s'duhet gjë pasuria,

por drejtësia, ajo çliron nga vdekja.

5Të përsosurve ua drejton udhën drejtësia e tyre,

por i paudhi bie në paudhësinë e vet.

6Të drejtët i çliron drejtësia e tyre,

por mashtruesit bien pre e dëshirimit të vet.

7Kur vdes njeriu i paudhë, i shuhet edhe shpresa,

edhe pritja për t'u kamur.

8I drejti çlirohet nga angështia

e i paudhi bie në gjendjen e tij.

9Me gojën e vet i pafeu e rrënon të afërtin,

por të drejtët çlirohen falë dijes.

10Qyteti gëzohet kur të drejtët begatohen

dhe brohoret kur marrin fund të paudhët.

11Me bekimin e të drejtëve lartohet qyteti,

por nga goja e të paudhëve rrënohet.

12Përçmimi i të afërtit është punë të marrësh,

njeriu i arsyeshëm mban gojën.

13Shpifësi endet duke treguar të fshehtat,

por një shpirt i besueshëm e mbulon lajmin.

14Një popull pa udhëheqje rrëzohet,

fitorja arrihet falë këshilltarëve të shumtë.

15Kush hyn dorëzanë për një të huaj do ta pësojë,

por kush e urren dorëzaninë është i sigurt.

16Gruaja e hijshme ngjall nderim.

Të dhunshmit përlajnë pasuri.

17Kush është i njerëzishëm, i bën mirë vetes,

kush është mizor, edhe trupin e vet e sfilit.

18Kush bën të keqen, merr një pagë të rreme,

por, kush mbjell drejtësinë, me të vërtetë shpërblehet.

19Drejtësia e vërtetë është jetë,

por, kush ndjek të keqen, gjen vdekjen.

20Kush është zemërkeq, i neveritet Zotit,

por ai kënaqet me kë sillet drejt.

21I ligu vërtet nuk do të mbetet i pandëshkuar,

por pasardhësit e të drejtëve do të jetojnë.

22Si unaza e artë në hundën e një derri,

ashtu është bukuria në gruan e pamend.

23Të drejtët dëshirojnë vetëm mirësinë,

të paudhët zemërimin.

24Dikush jep e pasurohet.

Një tjetër mban gjënë e huaj, por varfërohet.

25Shpirti bujar do të begatohet,

kush i jep ujë dikujt, edhe atij do t'i jepet.

26Populli mallkon kë mban për vete grurin,

por bekuar ai që e shet.

27Kush dëshiron të mirën, gjen përkrahje,

kush gjurmon të keqen, e keqja do ta gjejë.

28Kush mbështetet në kamjen e vet, do të rrëzohet,

por të drejtët do të çelin si gjethe.

29Kush trazon shtëpinë e vet, trashëgon erë.

I marri do t'i shërbejë të urtit.

30Fryti i të drejtit është pemë jete,

i urti i bën për vete njerëzit.

31Ja, i drejti shpërblehet mbi dhe,

aq më tepër i paudhi e mëkatari.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help