1Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre u lindën fëmijë pas përmbytjes.
2Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi.
3Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifati e Togarmahu.
4Bijtë e Javanit ishin Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Dodanimi.
5Prej tyre dolën popujt bregdetarë e u vendosën nëpër vendet e tyre, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve e kombeve të tyre.
6Bijtë e Kamit ishin Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani.
7Bijtë e Kushit ishin Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait ishin Shebai e Dedani.
8Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë.
9Ai ishte gjahtar i fuqishëm para Zotit, prandaj edhe thuhet: «Si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm para Zotit».
10Mbretëria e tij filloi në Babel, Erek, Akad e Kalneh në tokën e Shinarit.
11Prej andej doli në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehobotirin, Kalahun
12e Resenin që është mes Ninivës e Kalahut. Reseni është qyteti i madh.
13Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët,
14patrusitët e kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët e kaftoritët.
15Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti,
16jebusitët, amoritët, girgashitët,
17hivitët, arkitët, sinitët,
18arvaditët, cemaritët e hamatitët. Më pas familjet e kananitëve u shpërndanë.
19Kufiri i Kanaanit shkonte nga Sidoni drejt Gerarit deri në Gazë, në drejtim të Sodomës, Gomorrës, Admës e Ceboimit deri në Lasha.
20Këta janë bijtë e Kamit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
21Edhe Semit i lindën bij. Ai është ati i gjithë bijve të Eberit dhe vëllai i madh i Jafetit.
22Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami.
23Bijtë e Aramit ishin Uci, Huli, Geteri e Mashi.
24Arpahshadit i lindi Shelahu. Shelahut i lindi Eberi.
25Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan.
26Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu,
27Hadorami, Uzali, Diklahu,
28Obali, Abimaeli, Shebai,
29Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.
30Vendbanimi i tyre shtrihej prej Meshait deri në Sefar, një mal në lindje.
31Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
32Këto janë familjet e bijve të Noeut sipas breznive e kombeve të tyre. Pas përmbytjes, kombet u përhapën mbi tokë prej tyre.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.