Numrat 25 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Adhurimi i Baalit

1Kur Izraeli qëndroi në Shitim, populli filloi të kurvëronte me bijat e Moabit.

2Ato e grishën popullin të merrnin pjesë në flitë kushtuar perëndive të tyre. Populli hëngri prej flive dhe adhuroi perënditë e tyre.

3Kështu, Izraeli ndoqi Baalpeorin dhe Zoti u zemërua me të.

4Ai i tha Moisiut: «Merri të gjithë krerët e popullit e vari në mes të ditës para Zotit, që të largohet zemërimi i Zotit nga Izraeli».

5Atëherë Moisiu u tha gjyqtarëve të Izraelit: «Secili nga ju të vrasë njerëzit e vet që ndoqën Baalpeorin».

6Ndërkohë një izraelit solli te të afërmit një midianite mu para syve të Moisiut e të gjithë bashkësisë që po qanin te hyrja e tendës së takimit.

7Kur e pa, Finehasi, biri i Eleazarit, të birit të priftit Aron, u ngrit nga bashkësia, mori në dorë një heshtë

8dhe e ndoqi izraelitin deri te tenda. Pastaj i shporoi të dy në baqth, izraelitin e midianiten. Atëherë plaga kundër Izraelit u ndal.

9Megjithatë, nga plaga u vranë njëzet e katër mijë veta.

10 Zoti i tha Moisiut:

11«Finehasi, biri i Eleazarit, të birit të priftit Aron, e largoi zemërimin tim prej Izraelit. Ai u tregua i zellshëm për mua e kështu nuk u dhashë fund izraelitëve për shkak të zellit tim.

12Prandaj thuaj: ja, po i jap besëlidhjen time të paqes

13atij dhe pasardhësve të tij. Ajo është besëlidhja e përhershme e priftërisë, sepse ai u tregua i zellshëm për Perëndinë e tij dhe e shleu mëkatin e izraelitëve».

14Izraeliti që u vra për shkak të midianites quhej Zimri, biri i Saluit, prijësit të fisit të Simeonit.

15Gruaja midianite që u vra quhej Kozba, bija e Curit, kreut të një fisi të Midianit.

16 Zoti i tha Moisiut:

17«Kundërvihuni midianitëve e sulmojini,

18sepse dolën kundër jush me dredhi, duke ju mashtruar në çka ngjau në Peor e me motrën e tyre Kozbën, bijën e prijësit të Midianit. Ajo u vra në ditën e plagës për shkak të ngjarjes në Peor».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help