1 Kronikave 1 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Hyrje

1Adami, Seti, Enoshi,

2Kenani, Mahalaleli, Jaredi,

3Enoku, Metushelahu, Lameku,

4Noeu, Semi, Kami e Jafeti.

5Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi.

6Bijtë e Gomerit, Ashkenazi, Rifati e Togarmahu.

7Bijtë e Javanit, Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Rodanimi.

8Bijtë e Kamit, Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani.

9Bijtë e Kushit, Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait, Shebai e Dedani.

10Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë.

11Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët,

12patrusitët dhe kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët dhe kaftoritët.

13Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti,

14jebusitët, amoritët, girgashitët,

15hivitët, arkitët, sinitët,

16arvaditët, cemaritët dhe hamatitët.

17Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami. Bijtë e Aramit, Uci, Huli, Geteri e Mesheku.

18Arpahshadit i lindi Shelahu e Shelahut i lindi Eberi.

19Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan.

20Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu,

21Hadorami, Uzali, Diklahu,

22Ebali, Abimaeli, Shebai,

23Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.

24Semi, Arpahshadi, Shelahu,

25Eberi, Pelegu, Reui,

26Serugu, Nahori, Terahu,

27Abrami, domethënë Abrahami.

Ishmaelitët

28Bijtë e Abrahamit ishin Isaku e Ishmaeli.

29Këto janë breznitë: i parëlinduri i Ishmaelit ishte Nebajoti, pastaj Kedari, Adbeli, Mibsami,

30Mishmai, Dumahu, Masai, Hadadi, Temai,

31Jeturi, Nafishi e Kedmahu. Këta janë bijtë e Ishmaelit.

32Bijtë që i lindën Keturasë, shemrës së Abrahamit ishin Zimrani, Jokshani, Medani, Midiani, Ishbaku e Shuahu. Bijtë e Jokshanit, Shebai e Dedani.

33Bijtë e Midianit, Efahu, Eferi, Enoku, Abidai dhe Eldahu. Të gjithë këta ishin bijtë e Keturasë.

34Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau e Izraeli.

35Bijtë e Esaut, Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami e Korahu.

36Bijtë e Elifazit, Temani, Omari, Cefoi, Gatami, Kenazi, Timnai dhe Amaleku.

37Bijtë e Reuelit, Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu.

38Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu, Dishoni, Eceri e Dishani.

39Bijtë e Lotanit, Horiu e Homami. Motra e Lotanit ishte Timna.

40Bijtë e Shobalit ishin Alvani, Manahati, Ebali, Shefiu dhe Onami. Bijtë e Cibeonit, Ajahu e Anahu.

41Bijtë e Anahut, Dishoni. Bijtë e Dishonit, Hamrani, Eshbani, Itrani e Kerani.

42Bijtë e Ecerit, Bilhani, Zavani e Jakani. Bijtë e Dishonit, Uci e Arani.

43Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit, para se të mbretëronte një mbret mbi izraelitët: Belai, biri i Beorit. Qyteti i tij quhej Dinhabah.

44Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu.

45Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami, nga toka e temanitëve.

46Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit.

47Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu.

48Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli, nga Rehoboti i Eufratit.

49Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit.

50Edhe Baal Hanani vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit.

51Edhe Hadadi vdiq. Prijësit e Edomit ishin prijësi Timna, prijësi Alvah, prijësi Jetet,

52prijësi Oholibamah, prijësi Elah, prijësi Pinon,

53prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibcar,

54prijësi Magdiel e prijësi Iram. Këta ishin prijësit e Edomit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help