Psalmet 122 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit.

U gëzova kur më thanë:

«Të shkojmë në shtëpinë e Zotit!».

2Dhe, ja, këmbët tona u ndalën te portat e tua,

o Jerusalem!

3Jerusalemi, ndërtuar si një qytet,

i bashkuar e i mbledhur tok.

4Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit,

sipas dëshmisë dhënë Izraelit,

për të përlëvduar emrin e Zotit.

5Atje janë vënë fronet e gjykimit,

fronet e shtëpisë së Davidit.

6Lutuni për paqen e Jerusalemit:

«Qofshin të begatë ata që të duan!

7Pastë paqe brenda mureve të tua,

qetësi në fortesat e tua!».

8Për hir të vëllezërve e të miqve të mi,

teksa do të them: «Paqja qoftë me ty!».

9Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë,

do të kërkoj të mirën tënde.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help