1Këngë shtegtimesh.
Në fatkeqësi i thirra Zotit
e ai m'u përgjigj.
2O Zot, shpëtomë prej buzëve gënjeshtare,
dhe prej gjuhës mashtruese.
3Ç'do të marrësh e ç'do të fitosh,
o gjuhë mashtruese?
4Shigjeta të mprehta luftëtari
me thëngjij të ndezur dëllinje.
5I mjeri unë që banoj në Meshek
e rri ndër tendat e Kedarit.
6Tepër gjatë ka jetuar shpirti im
me njerëz që urrejnë paqen.
7Unë jam për paqen,
por, kur flas, ata kërkojnë luftë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
