Psalmet 98 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm.

Këndojini Zotit një këngë të re,

se vepra të mrekullueshme bëri!

Ngadhënjeu me dorën e tij të djathtë

e me krahun e tij të shenjtë.

2 Zoti e bëri të njohur shpëtimin e tij,

në sytë e kombeve e shfaqi drejtësinë e tij.

3Iu kujtua mirësia e besnikëria e tij për shtëpinë e Izraelit,

mbarë skajet e tokës e panë shpëtimin e Perëndisë tonë.

4Të brohorasë për Zotin mbarë toka,

buçisni nga gëzimi, ngazëlleni e këndoni!

5Këndojini Zotit me harpë,

me harpë e me tingullin e këngës,

6me trumbetë e me tingullin e bririt,

brohoritni para Zotit, mbretit.

7Le të ushtojë deti e gjithçka në të,

bota e gjithë banorët e saj.

8Lumenjtë le të duartrokasin,

malet nga gëzimi tok le të buçasin,

9para Zotit, se po vjen për të gjykuar tokën.

Ai do ta gjykojë botën me drejtësi

e popujt me paanësi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help