1Psalm i Davidit.
I tha Zoti zotit tim:
«Ulu në të djathtën time,
derisa t'i vë armiqtë e tu
si shtrojë te këmbët e tua».
2Skeptrin e pushtetit tënd
do ta shtrijë Zoti prej Sionit;
sundo mes armiqve të tu!
3Popullin e ke me vete, të gatshëm,
ditën e fuqisë sate,
mes shkëlqimit të shenjtërisë.
Prej gjirit të agimit,
do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu.
4 Zoti u betua e nuk do të pendohet:
«Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».
5Zoti është në të djathtën tënde
do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.
6Do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma,
do t'u thyejë kokat në tokën mbarë.
7Udhës do të pijë prej përroit,
ndaj kokën do ta mbajë lart.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
