Judita 3 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Bisedime për paqe

1Atëherë i dërguan lajmëtarë për bisedime paqeje, të cilët i thanë:

2«Ja, ne, shërbëtorët e mbretit të madh Nabukodonosor biem përmbys para teje. Vepro me ne si të duash.

3Fshatrat tanë, të gjitha tokat tona, të gjitha arat tona, të gjitha grigjat e tufat tona janë para teje. Përdori si të duash.

4Qytetet tona me banorët e tyre janë të nënshtruarit e tu. Eja e bëj me ta si të të duket më mirë».

5Këta njerëz erdhën, u paraqitën te Oloferni dhe ia thanë këto fjalë.

6Oloferni zbriti në bregdet me ushtrinë e vet, vuri roja në qytetet e fortifikuara dhe mori prej tyre disa burra të zgjedhur si bashkëluftëtarë.

7Këta e pritën me kurora, me valle e me dajre, bashkë me të gjithë banorët e rrethinave.

8Ai ua shembi të gjitha shenjtëroret dhe ua preu pyjet e shenjta, se kishte marrë porosi t'i shkatërronte të gjitha perënditë e atij vendi, që të gjitha kombet të adhuronin vetëm Nabukodonosorin dhe të gjitha gjuhët e fiset e tyre ta thërrisnin si perëndi.

9Pastaj shkoi kundruall Esdrelonit, pranë Dotanit, përballë maleve të mëdha të Judesë.

10Fushuan mes Gebës e Skitopojës dhe ai qëndroi aty një muaj për të mbledhur të gjitha pajisjet e ushtrisë së vet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help