Psalmet 16 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Himn i Davidit.

Ruajmë, o Perëndi,

se te ti kërkova strehë.

2I thashë Zotit: «Ti je Zoti im,

veç teje nuk kam të mirë tjetër».

3Me të shenjtët e kësaj toke dhe me të madhërishmit,

kënaqet shpirti im.

4Por atyre që shkojnë pas perëndish të tjera

iu shtofshin mundimet.

Flijimet e tyre të stërpikura me gjak

nuk do t'i kushtoj

dhe buzët e mia emrat e tyre

nuk do t'i shqiptojnë.

5O Zot, trashëgimia ime dhe kupa ime,

fati im është në dorën tënde.

6Më ranë për pjesë toka të mira,

e mrekullueshme është trashëgimia ime.

7Do ta bekoj Zotin që më këshillon;

edhe natën zemra më mëson.

8 Zotin e mbaj gjithnjë para sysh,

ai është në të djathtën time,

nuk do të tronditem kurrë.

9Ndaj gëzohet zemra ime,

qenia ime ngazëllen

e trupi im pushon i qetë.

10Shpirtin tim nuk do ta lësh në skëterrë,

dhe besnikët e tu nuk do t'i lësh të shkojnë në gropë.

11Udhën e jetës do të ma bësh të njohur;

prania jote është plot gëzim.

Të jesh në të djathtën tënde

është kënaqësi përjetë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help