1 Samuelit 27 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Strehimi i Davidit

1Davidi tha me vete: «Ndonjë ditë Sauli do të më heqë qafe. Më mirë të shkoj në tokën e filistinëve. Sauli do të mërzitet duke më kërkuar në mbarë krahinën e Izraelit e unë do të shpëtoj prej dorës së tij».

2Kështu, Davidi, bashkë me gjashtëqind burra, u ngrit e shkoi tek Akishi, biri i Maokut, mbreti i Gatit.

3Davidi u vendos në Gat tek Akishi, ai e njerëzit e tij, secili në shtëpinë e vet. Davidi i kishte me vete të dyja gratë, Ahinoamën prej Izrelit e Abigajlën, gruan e Nabalit prej Karmelit.

4Kur e njoftuan se Davidi kishte ikur në Gat, Sauli nuk e gjurmoi më.

5Davidi i tha Akishit: «Nëse kam gjetur hir para teje, më jep një vendbanim në fushë, në njërin nga qytetet e tua. Përse të banojë shërbëtori yt bashkë me ty në qytetin mbretëror?».

6Akishi i dha atë ditë Ciklagun, prandaj edhe sot e kësaj dite Ciklagu i përket Judës.

7Davidi banoi në vendin e filistinëve një vit e katër muaj.

8Davidi me njerëzit e tij dilnin e plaçkitnin geshuritët, gizritët e amalekitët, se këta ishin banorët e lashtë, prej Shurit deri në tokën e Egjiptit.

9Kur Davidi sulmonte një vend, nuk linte gjallë as burra, as gra. Ua merrte dhentë, bagëtitë, gomarët, devetë e plaçkat e kthehej në Akish.

10Kur Akishi e pyeste: «Cilin vend plaçkite sot?», ai përgjigjej: «Negevin e Judës, Negevin e Jerahmelit e Negevin e Keniut».

11Davidi nuk linte gjallë asnjë burrë e asnjë grua dhe nuk sillte njeri në Gat, që të mos e paditnin e të thoshin: «Kështu veproi Davidi!». Kjo ishte sjellja e tij gjatë gjithë kohës që banoi në vendin e filistinëve.

12Akishi i zinte besë Davidit e thoshte: «Është bërë i urryer për popullin e vet në Izrael. Ka për të mbetur përherë shërbëtori im!».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help