1Simoni mori vesh se Trifoni kishte mbledhur ushtri të madhe për të pushtuar tokën e Judesë e për ta rrënuar.
2Kur pa se populli ishte i trembur e i tmerruar, u ngjit në Jerusalem e mblodhi popullin.
3Pastaj u dha zemër e tha: «Ju e dini sa kam bërë unë, vëllezërit e mi e shtëpia e tim eti për ligjet dhe shenjtëroren. Edhe luftrat e stërmundimet i dini.
4Prandaj janë vrarë të gjithë vëllezërit e mi, për hir të Izraelit, e kam mbetur vetëm unë.
5Larg qoftë ta kursej jetën në çfarëdo rast rreziku, se nuk jam më i mirë se vëllezërit e mi.
6Përkundrazi, do të marr hak për kombin tim, për shenjtëroren, për gratë e fëmijët tanë, se janë mbledhur të gjitha kombet për të na shfarosur, se na urrejnë».
7Popullit iu ndez shpirti flakë kur dëgjoi këto fjalë.
8Ata u përgjigjën me zë të lartë e thanë: «Ti je prijësi ynë në vend të Judës e Jonatanit, vëllait tënd.
9Lufto në betejat tona dhe çfarëdo të na urdhërosh do ta zbatojmë».
10Ai mblodhi të gjithë burrat e aftë për luftë, përfundoi me ngut muret e Jerusalemit dhe e fortifikoi përreth.
11Jonatanin, të birin e Absalomit, e dërgoi në Jopë me një ushtri të madhe. Ky dëboi kë gjeti në të dhe u vendos vetë aty.
Tradhtia e Trifonit12Trifoni u nis nga Ptolemaida me një ushtri të madhe dhe mbërriti në tokën e Judesë. Kishte marrë me vete edhe Jonatanin, si të burgosur.
13Simoni fushoi në Adidë, kundruall fushës.
14Trifoni mori vesh se Simoni kishte marrë vendin e vëllait të vet Jonatanit dhe se kishte ndërmend të bashkohej me të në betejë me një ushtri të madhe, prandaj i dërgoi përfaqësues, për t'i thënë:
15«Vëllanë tënd e kemi marrë peng për shkak të detyrimeve që i kishte thesarit mbretëror.
16Na dërgo tani dy mijë e shtatëqind kilogramë argjend dhe dy nga bijtë e tij si pengje, që të mos na dalë kundër kur ta lirojmë. Atëherë do ta lirojmë».
17Simoni e dinte se po e mashtronin, megjithatë urdhëroi t'i sillnin argjendin dhe djemtë, që të mos lindte ndonjë përçarje e madhe në popull
18e të thoshin: «E vranë se nuk i çove argjendin dhe djemtë».
19I dërgoi djemtë dhe dy mijë e shtatëqind kilogramë argjend, por Trifoni nuk e mbajti fjalën dhe nuk e liroi Jonatanin.
20Pas këtyre Trifoni u nis për në atë vend për ta pushtuar e për ta shkretuar dhe i ra qark udhës për në Adorë. Simoni e ndiqte me ushtrinë e vet kudo shkonte ai.
21Ata që gjendeshin në fortesën e Jerusalemit i dërguan një përfaqësi Trifonit që ta nxitnin të vinte tek ata përmes shkretëtirës e t'u dërgonte ushqime.
22Trifoni përgatiti gjithë kalorësinë për t'u nisur, por atë natë ra një borë e madhe dhe nuk shkoi dot për shkak të borës, prandaj u nis për Gilead.
23Kur iu afrua Baskamasë, e vrau Jonatanin dhe e varrosi atje.
24Pastaj Trifoni u kthye e shkoi në dhe të vet.
Varri i Jonatanit25Simoni i mori eshtrat e vëllait të vet, Jonatanit, dhe e varrosi në Modein, në qytetin e etërve të tij.
26Gjithë Izraeli e vajtoi me gjëmë të madhe dhe mbajtën zi për të shumë ditë.
27Simoni ngriti një ndërtesë mbi varrin e të atit dhe të vëllezërve të tij. E bëri të lartë, që të mund të shihej, me gurë të lëmuar nga para e nga pas.
28Ngriti edhe shtatë piramida përballë njëra-tjetrës për të atin, të ëmën dhe katër vëllezërit
29dhe i pajisi me sendërgji. I rrethoi me shtylla të mëdha dhe nëpër shtylla vuri mburoja, që emrat të kujtoheshin përjetë. Pranë mburojave gdhendi anije, që të shiheshin nga të gjithë lundërtarët e detit.
30Ky varr që ndërtoi Simoni në Modein gjendet edhe sot e kësaj dite.
Dhimitri II mban fjalën31Trifoni u soll me dredhi ndaj Antiokut, mbretit të ri, e vrau,
32u bë mbret në vend të tij dhe mori kurorën e Azisë. Ai shkaktoi lëngata të mëdha mbi dhe.
33Simoni i ndërtoi fortesat e Judesë, i rrethoi me kulla të larta e mure të mëdha, u vuri porta me shula dhe i pajisi fortesat me ushqime.
34Zgjodhi disa burra dhe i dërgoi te mbreti Dhimitër për t'i këkruar çlirimin e vendit, se Trifoni kishte plaçkitur gjithçka.
35Mbreti Dhimitër iu përgjigj kërkesës së tij dhe i shkroi këtë letër:
36«Mbreti Dhimitër kryepriftit Simon, mikut të mbretërve, pleqve e popullit jude: përshëndetje.
37Kurorën e artë që na dërguat dhe degën e palmës, i morëm. Jemi të gatshëm të bëjmë paqe të plotë me ju e t'u shkruajmë krerëve të trojeve tona t'ju çlirojnë nga detyrimet.
38Të gjitha premtimet që ju kemi bërë qëndrojnë dhe fortesat që keni ndërtuar ju mbeten juve.
39Ju falim gabimet apo shkeljet e bëra gjer më sot, ju heqim tagrat e kurorës dhe, nëse mblidhej ndonjë tagër tjetër në Jerusalem, nuk do të mblidhet më.
40Nëse ndonjëri prej jush është i përshtatshëm të shërbejë pranë nesh, të shkruajë emrin e të bëjmë paqe».
41Në vitin njëqind e shtatëdhjetë zgjedha e kombeve u hoq nga Izraeli
42dhe populli filloi të shkruante shkresa e marrëveshje: «Në vitin e parë të priftit të madh Simon, kryeushtarak dhe prijës i judenjve».
Simoni pushton Gazarën43Në ato ditë Simoni fushoi kundruall Gazarës dhe e rrethoi me ushtri. Sajoi një mjet rrethimi, e solli në qytet, goditi një nga kullat dhe e pushtoi.
44Ata që ndodheshin në mjetin e rrethimit u hodhën në qytet dhe aty u bë rrëmujë e madhe.
45Burrat e qytetit bashkë me gratë e fëmijët u ngjitën në muret e qytetit duke shqyer rrobat dhe i bënë thirrje Simonit me zë të lartë t'ua shtrinte dorën.
46I thoshin: «Mos u sill me ne sipas ligësisë sonë, por sipas mëshirës sate».
47Simoni bëri marrëveshje dhe nuk i luftoi. I dëboi nga qyteti, pastroi shtëpitë e tyre me idhuj dhe hyri në qytet me himne e lavdërime.
48Nxori nga qyteti çdo papastërti dhe vuri njerëz që zbatonin ligjin, përforcoi fortifikimet dhe ndërtoi në të një shtëpi për vete.
Simoni merr fortesën49Ata që ishin në fortesën e Jerusalemit nuk mund të dilnin e të hynin për të blerë e për të shitur në qytet. I zuri një uri e madhe, shumë prej tyre vdiqën nga zia e bukës.
50I bënë kërkesë për paqe Simonit dhe ai ua pranoi. I nxori edhe ata prej andej dhe e pastroi fortesën nga ndotja.
51Hyri në të më njëzet e tre të muajit të dytë të vitit njëqind e shtatëdhjetë e një me lavdërime e dafina, me harpa e cimbale, me vegla muzikore me tela, me himne e këngë, sepse armiku i madh i Izraelit ishte mundur.
52Ai vendosi ta festonin me gëzim çdo vit këtë ditë. Fortifikoi malin e tempullit pranë fortesës dhe banoi atje me njerëzit e vet.
53Simoni pa se biri i tij Johanani ishte bërë burrë dhe e caktoi prijës të gjithë ushtrisë. Pastaj banoi në Gazarë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.