Siraku 2 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Droja e Zotit dhe sprova

1O bir, nëse do t'i shërbesh Zotit,

përgatite shpirtin për tundim.

2Bëhu zemërdrejtë e i qëndrueshëm,

mos u ngut në kohë mjerimi.

3Mbahu te Zoti, mos u shkëput,

e kur të të vijë fundi do të jesh i begatë.

4Çfarëdo të të ndodhë, pranoje,

në kohë poshtërimi, ki durim.

5Në zjarr sprovohet ari,

njerëzit e denjë në furrën e poshtërimit.

6Besoji atij e do të të vijë në ndihmë,

drejtoi udhët e tua e shpreso tek ai.

7Ju që e druani Zotin, priteni mëshirën e tij,

mos dredhoni e nuk do të rrëzoheni.

8Ju që e druani Zotin, besojini atij,

e nuk do ta humbni shpërblimin.

9Ju që e druani Zotin, shpresoni të mirën,

ngazëllimin e amshuar dhe mëshirën.

10Shqyrtoni breznitë e shkuara dhe shikoni:

kush i besoi Zotit e u turpërua?

Kush e druajti e u braktis?

Kush e thirri dhe ai e shpërfilli?

11Se i dhembshur dhe i mëshirshëm është Zoti,

i fal mëkatet dhe shpëton në kohë pikëllimi.

12Mjerë zemrat frikacake dhe duart e ngathëta,

mjerë mëkatari që ecën në dy shtigje.

13Mjerë zemra e plogësht, që nuk ka besim,

ajo nuk ka për të gjetur strehë.

14Mjerë ju që ju është sosur durimi,

ç'do të bëni kur të vijë Zoti?

15Ata që e druajnë Zotin nuk ia kthejnë fjalën,

ata që e duan ecin udhëve të tij.

16Ata që e druajnë Zotin, kërkojnë pëlqimin e tij,

ata që e duan, ngihen me ligjin e tij.

17Ata që e druajnë Zotin i bëjnë gati zemrat,

e përulin shpirtin para tij.

18I rënçin në dorë Zotit e jo njerëzve!

Aq sa është i madh, është edhe i mëshirshëm.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help