Psalmet 30 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm i Davidit. Këngë për kushtimin e tempullit.

2Të madhëroj, o Zot,

se lart më ngrite,

armiqtë e mi nuk i le

të ngazëllejnë mbi mua.

3O Zot, Perëndia im, ty të thirra

e ti më shërove.

4Ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga skëterra,

ti më mbajte në jetë,

që në varr të mos zbrisja.

5Këndojini Zotit, ju besnikët e tij,

përlëvdoni kujtimin e shenjtërisë së tij.

6Zemërimi i tij zgjat veç një çast,

por përkrahja e tij, tërë jetën.

Mbrëmja edhe vjen me lot,

por mëngjesi, plot hare.

7Kur jetoja në begati, thosha:

«Nuk do të tronditem kurrë».

8Ti, o Zot, më përkrahe

e më bëre të fortë si malin,

por kur fshehe fytyrën,

më zunë drithërimat.

9Ty të thërras, o Zot,

Zotit tim i kërkoj mëshirë.

10Ç'dobi do të kishe nga gjaku im,

nga zbritja ime në varr?

Mos do të të përlëvdojë gjë balta?

Apo mos do ta shpallë ajo të vërtetën tënde?

11Dëgjomë, o Zot, e mëshiromë!

O Zot, bëhu ndihmëtari im.

12Vajtimin në valle ma ktheve,

grathoren e zisë ma hoqe

e me hare më ngjeshe,

13që qenia ime të të këndojë pa pushim.

O Zot, Perëndia im, do të të përlëvdoj përjetë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help