1Zot, atë e sundues i jetës sime,
mos më lër në trillin e tyre,
mos më rrëzo me anë të tyre.
2Kush do ta godasë me fshikull mendimin tim
e me qortimin e urtisë zemrën time,
që të mos ia fal vetes gabimet
e të mos ia lejoj vetes mëkatet e tyre?
3Që të mos shumohen paurtitë e mia,
të mos e teproj me mëkate,
të mos bie para kundërshtarëve
e të mos gëzohet armiku.
4Zot, Ati e Perëndia i jetës sime,
mos më jep një vështrim përçmues,
5largoma dëshirimin.
6Mos më mposhtshin grykësia dhe epshi
e mos më braktis në gjykime të pacipa.
Pesha e fjalës7Dëgjoni, o bij, si mbahet goja,
kush e mban nuk bie në grackë.
8Mëkatari bie pre e buzëve të veta,
prej tyre rrëzohen shpifësi e kryeneçi.
9Mos e mëso gojën me betime,
emrin e të Shenjtit mos e përmend shpesh.
10Siç nuk i shpërfill dot plagët
shërbëtori i hetuar gjithnjë,
as betari, që përmend Zotin gjithnjë
nuk dëliret nga mëkati.
11Kush betohet shumë është plot paudhësi,
fshikulli nuk do t'ia kursejë shtëpinë.
Nëse bën shkelje, mban mëkatin e vet,
nëse bën sikur s'sheh, mëkaton dyfish,
nëse bën be të rreme, e pëson drejtësinë
dhe shtëpinë ia mbushin lëngatat.
12Ka të folur të mbështjellë me vdekje,
por mos u gjendtë në trashëgiminë e Jakobit!
Të gjitha këto qofshin larg besimtarëve,
që të mos ngatërrohen në mëkate.
13Mos e mëso gojën me ndyrësi të panjerëzishme,
se aty është ligjërimi i mëkatit.
14Kujto atin e nënën,
kur të ulesh mes të mëdhenjve,
që të mos përhumbesh para tyre,
se të bëhet shprehi marrosja.
Do të doje të mos kishe lindur
e do ta mallkoje ditën e lindjes.
15Njeriu i mësuar me fjalë të ndyra
nuk ndreqet sa të jetë gjallë.
16Dy dukuri i shumojnë mëkatet
dhe një e tretë ngjall zemërim.
17Shpirti i përvëluar, që djeg si zjarr,
nuk tulatet pa u shuar,
kush kurvëron me gjakun e vet
nuk resht pa e djegur zjarri.
Kurvarit i shijon ëmbël çdo bukë,
nuk ndalet pa u sosur.
18Kush mëkaton kundër shtratit martesor,
thotë me vete: «Kush më sheh?
Errësira më mbështjell, muret më fshehin,
askush nuk më sheh. Pse të tutem?
I Tejlarti nuk m'i kujton mëkatet».
19U trembet syve të njerëzve
pa e ditur se sytë e Zotit
ndrijnë sa dhjetë mijë diej,
shikojnë çdo sjellje të njerëzve,
vëzhgojnë skutat e fshehta.
20Gjithësinë e njihte para se të krijohej,
e njeh edhe pasi të soset.
Ndëshkimi i të përdalit21Në sheshet e qytetit do të ndëshkohet,
do të kapet ku s'ia merr mendja.
22Njësoj edhe gruaja që lë burrin
dhe i jep trashëgimtar prej tjetërkujt.
23Së pari shkel ligjin e të Tejlartit,
së dyti bën faj ndaj të shoqit,
së treti thyen kurorën me kurvëri
e lind fëmijë me tjetërkënd.
24Ajo do t'i paraqitet bashkësisë
e do t'i hetohen fëmijët.
25Fëmijët e saj nuk zënë rrënjë,
degët e saj s'lidhin fryt.
26Lë pas një kujtim të mallkuar
e nuk shlyhet zezona e saj.
27Të tjerët do ta marrin vesh
se s'ka më mirë se droja e Zotit,
s'ka më ëmbël se t'ia mbash urdhërimet.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.