1Atëherë Herod Tetrarku dëgjoi për Jezuin
2e u tha shërbëtorëve të vet: «Ky është Gjon Pagëzori. Ai është ngjallur prej të vdekurve, prandaj veprojnë këto fuqi në të».
3Në të vërtetë Herodi e kishte kapur Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte futur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet,
4sepse Gjoni i kishte thënë: «Nuk të lejohet ta marrësh për grua».
5Herodi donte ta vriste, por kishte frikë nga populli që e mbante Gjonin për profet.
6Por kur festohej ditëlindja e Herodit, vajza e Herodiadës kërceu para të ftuarve dhe i pëlqeu Herodit
7aq shumë, sa i premtoi me betim t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.
8Ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: «Më jep këtu në një pjatë kokën e Gjon Pagëzorit».
9Mbretit i erdhi keq, por, për shkak të betimit dhe të të ftuarve, urdhëroi t'ia jepnin.
10Ai dërgoi dikë që ia preu kokën Gjonit në burg.
11Kokën e tij e sollën në një pjatë, ia dhanë vajzës dhe ajo ia çoi së ëmës.
12Pastaj erdhën dishepujt e Gjonit, e morën trupin, e varrosën dhe shkuan e i treguan Jezuit.
Ushqimi i pesë mijë vetave(Mk 6.30-44; Lk 9.10-17; Gjn 6.1-14)13Kur i dëgjoi këto, Jezui u largua që andej me varkë dhe u tërhoq mënjanë në një vend të shkretë. Por turmat, kur e morën vesh, i shkuan pas më këmbë nga qytetet.
14Si arriti në breg, pa një turmë të madhe. Ndjeu dhembshuri për ta dhe shëroi të sëmurët e tyre.
15Në mbrëmje erdhën dishepujt e i thanë: «Ky vend është i shkretë e tashmë është bërë vonë. Lëri turmat të shkojnë nëpër fshatra e të blejnë ushqim».
16Jezui u tha: «Nuk është nevoja të shkojnë, jepuni ju të hanë».
17Ata i thanë: «Ne kemi vetëm pesë bukë e dy peshq me vete».
18Jezui tha: «M'i sillni këtu».
19Pastaj, si i urdhëroi turmat të uleshin në bar, mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë drejt qiellit, tha lutjen e bekimit, theu bukën, ua dha dishepujve dhe dishepujt ua dhanë turmave.
20Të gjithë hëngrën e u ngopën. Me copat e bukës që tepruan u mbushën plot dymbëdhjetë shporta.
21Ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, përveç grave e fëmijëve.
Ecja mbi ujë(Mk 6.45-52; Gjn 6.15-21)22Pastaj Jezui u dha urdhër dishepujve të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, derisa ai të shpërndante turmat.
23Pasi shpërndau turmat, u ngjit i vetëm në mal për t'u lutur. Në mbrëmje ai ishte ende aty i vetëm,
24ndërsa varka ishte tashmë shumë larg bregut dhe rrihej prej dallgëve, se era ishte kundër.
25Në agim, Jezui erdhi tek ata duke ecur mbi liqen.
26Por kur e panë dishepujt duke ecur mbi liqen, u tmerruan e thanë: «Është fantazmë!». Dhe bërtitën nga frika.
27Por menjëherë Jezui u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».
28Pjetri u përgjigj: «Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujë».
29Jezui i tha: «Eja!». Pjetri zbriti nga varka, eci mbi ujë e shkoi te Jezui,
30por kur pa erën e fortë, u tremb dhe teksa filloi të fundosej, bërtiti: «Zot, më shpëto!».
31Menjëherë, Jezui zgjati dorën, e kapi e i tha: «Përse dyshove, o besimpakët?».
32Kur hipën në varkë, era pushoi.
33Ata që gjendeshin në varkë i ranë në gjunjë e i thanë: «Ti je me të vërtetë Biri i Perëndisë».
Shërimi në Gjenesaret(Mk 6.53-56)34Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit.
35Kur e njohën, njerëzit e atij vendi çuan fjalë në të gjithë krahinën përreth, i sollën të gjithë të sëmurët
36e iu lutën që të mund t'i preknin vetëm cepin e gunës. Kështu, ata që e prekën, u shëruan.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.