Baruku 3 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1O Zot i gjithëpushtetshëm, Perëndi i Izraelit, shpirti i ndrydhur e fryma e flashkët klithin drejt teje.

2Dëgjo, o Zot, e ki mëshirë, se kemi mëkatuar kundër teje.

3Se ti ke zënë vend përgjithmonë, por ne përgjithmonë vdiremi.

4O Zot i gjithëpushtetshëm, Perëndi i Izraelit, dëgjoje lutjen e bijve të Izraelit, të bijve të atyre që mëkatuan kundër teje, që nuk e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, e prandaj na ranë të ligat.

5Mos i kujto paudhësitë e etërve tanë, por kujto fuqinë dhe emrin tënd, këtë herë.

6Ti je Zoti, Perëndia ynë, e ty të lavdërojmë, o Zot,

7se ti na ke shtënë në zemër drojën tënde, që ne të thërrasim emrin tënd. Ne do të të lëvdojmë në mërgim, se e kemi larguar nga zemrat tërë paudhësinë e etërve tanë që mëkatuan kundër teje.

8Ja, sot jemi në mërgim, atje ku na ke shpërndarë si turp, mallkim e ndëshkim për të tëra paudhësitë e etërve tanë që e braktisën Zotin, Perëndinë tonë.

Urtia

9Dëgjoi, o Izrael, urdhërimet e jetës,

vër vesh, që të njohësh urtinë.

10Pse vallë, o Izrael, pse je në dheun e armiqve

e po plakesh në dhe të huaj?

11Je përdhosur me të vdekurit,

rreshtohesh me ata që shkojnë në skëterrë.

12Ti e braktise gurrën e urtisë.

13Po të kishe ecur në udhën e Perëndisë,

do të jetoje në paqe përgjithmonë.

14Mëso ku gjendet urtia,

ku është forca,

ku është kuptimi,

që të marrësh vesh

ku është jetëgjatësia e jeta,

ku është drita e syve e paqja.

15Kush ia ka gjetur vendndodhjen?

Kush ka hyrë te thesaret e saj?

16Ku janë prijësit e kombeve

dhe sunduesit e egërsirave të dheut,

17ata që argëtohen me zogjtë e qiellit,

që mbledhin argjend e ar,

që njerëzit u besojnë

e nuk u sosen pronat,

18që e punojnë argjendin me kujdes

e veprave të tyre s'u gjendet filli?

19Janë zhdukur, kanë zbritur në skëterrë

e të tjerë ua kanë zënë vendin.

20Lindën më të rinjtë dhe e banuan tokën,

por s'e mësuan udhën e njohurisë,

21nuk i kuptuan shtigjet e saj,

as u morën me të.

Edhe bijtë e vet u larguan prej udhëve të tyre.

22As u dëgjua në Kanaan,

as nxori zë në Teman.

23Bijtë e Hagarës, hulumtues përmbi dhe,

tregtarët e Meranit e të Temanit,

tregimtarët e hulumtuesit

nuk e mësuan udhën e urtisë,

nuk i nxunë shtigjet e saj.

24O Izrael, sa e madhë është shtëpia e Perëndisë,

sa i gjerë vendi që ai zotëron.

25Është i madh e nuk ka caqe,

i lartë e i pamatshëm.

26Atje lindën viganët,

të njohur që në lashtësi,

shtatlartë e të mësuar me luftë.

27Perëndia nuk i zgjodhi,

as u dha udhën e njohurisë,

28prandaj u borën, se s'patën urti,

u borën prej marrëzisë së vet.

29Kush u ngjit në qiell dhe e rroku urtinë

e pastaj e zbriti nga retë?

30Kush kaptoi detin dhe e gjeti

e pastaj e bleu me ar të zgjedhur?

31Askush s'e njeh udhën e saj

e s'e merr vesh shtegun e saj.

32Por, ai që di gjithçka, e njeh,

e ka zbuluar falë mençurisë së vet,

ai që e krijoi tokën për kohën e amshuar

dhe e mbushi me krijesa katërkëmbëshe,

33ai që dërgon dritën e ajo niset,

e thërret e i bindet me drithërim.

34Yjet vezulluan në vendrojat e veta

e u ngazëlluan.

35Ai i thirri e iu përgjigjën: ja ku jemi!

Dhe vezulluan ngazëllueshëm për krijuesin e tyre.

36Ai është Perëndia ynë,

askush tjetër nuk matet me të.

37Ai e hetoi tërë udhën e diturisë,

ia dha Jakobit, shërbëtorit të vet,

dhe Izraelit të tij të dashur.

38Pastaj ajo u shfaq mbi dhe

e bashkëjetoi me njerëzit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help