Psalmet 28 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm i Davidit.

Ty të thërras, o Zot,

shkëmbi im, mos hesht ndaj meje.

Po heshte ndaj meje,

do të bëhem si ata që zbresin në gropë.

2Dëgjoje zërin e përgjërimit tim,

kur të thërras për ndihmë,

kur duart i ngre drejt shenjtërores sate të shenjtë.

3Mos më hiq zvarrë edhe mua si të paudhët,

si ata që të keqen bëjnë,

që për paqe flasin me të afërtit,

por në zemër bluajnë ligësi.

4Shpërbleji sipas veprave të tyre,

sipas veprimeve të tyre të liga.

Shpërbleji sipas veprave të duarve të tyre,

jepu shpagimin që meritojnë,

5se i shpërfillin veprat e Zotit

dhe punët e duarve të tij.

Ai i rrënoftë e më mos i ngrittë!

6Bekuar qoftë Zoti,

se e dëgjoi zërin e përgjërimit tim!

7 Zoti është fuqia dhe mburoja ime,

në të shpreson zemra ime,

tek ai gjeta ndihmë.

Ndaj ngazëllen zemra ime,

me këngë e falënderoj.

8 Zoti është fuqia e popullit të tij,

strehë shpëtimi për të vajosurin e vet.

9Shpëtoje popullin tënd,

bekoje trashëgimin tënd!

Ji bariu i tyre

e lartësoji deri në amshim!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help