1 «Pas këtyre,
do të dikoj Shpirtin tim mbi çdo njeri,
bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë,
pleqtë do të shohin ëndrra,
të rinjtë do të shohin vegime.
2Edhe mbi shërbëtorët e shërbëtoret,
do ta dikoj shpirtin tim në ato ditë.
3Do të bëj çudira në qiell e në tokë,
gjak, zjarr e shtëllunga tymi.
4Dielli do të kthehet në terr,
hëna në gjak,
para se të vijë dita e Zotit,
e madhërishme dhe e tmerrshme.
5Atëherë, kushdo që thërret emrin e Zotit
do të shpëtojë.
Në malin Sion, në Jerusalem,
do të ketë të shpëtuar,
siç tha edhe Zoti.
Mes të mbijetuarve,
të cilët Zoti i thërret».
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
