Psalmet 75 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Psalm i Asafit. Këngë.

2Të përlëvdojmë, o Perëndi,

ty të përlëvdojmë!

Emrin tënd thërrasim,

mrekullitë e tua shpallim.

3«Ja, kur të vijë koha që kam caktuar,

do të gjykoj me drejtësi.

4Le të trandet toka me gjithë banorët e saj,

jam unë që ia mbaj fort shtyllat. selah

5Krenarëve u thashë: “Mos u krenoni!”,

të paudhëve: “Mos ngrini krye!

6Mos i ngrini shumë lart kryet,

mos flisni me kokëfortësi”».

7As nga lindja, as nga perëndimi,

as nga shkretëtira nuk vjen lartësimi,

8se gjykatës është Perëndia.

Këtë e përul, atë lart e ngre.

9 Zoti mban në dorë një kupë vere,

plot shkumë e plot me erëza,

e prej saj jep për të pirë.

Gjithë të paudhët e tokës do të pinë,

do ta thajnë me gjithë llum.

10E unë do të të shpall përherë,

himne do t'i këndoj Perëndisë së Jakobit.

11Do t'ua thyej kryet gjithë të paudhëve,

ndërsa i drejti do ta ngrejë kokën lart.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help