Isaia 56 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Shpëtimi i popujve

1Kështu thotë Zoti:

Mbajeni të drejtën,

zbatojeni drejtësinë,

se shpëtimi im po afron,

drejtësia ime po shfaqet.

2Lum njeriu që vepron kështu

dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj,

që e mban të shtunën pa e përdhosur,

që i ruan duart nga çdo ligësi.

3Biri i të ardhurit, që është bashkuar me Zotin,

të mos thotë:

«Zoti do të më ndajë patjetër nga populli i vet»

e as eunuku të mos thotë:

«Ja, unë jam një pemë e tharë».

4Se kështu u thotë Zoti:

«Eunukëve që i mbajnë të shtunat e mia,

që zgjedhin të plotësojnë dëshirën time

e që ruajnë besëlidhjen time,

5do t'u jap në shtëpinë time,

brenda mureve të mia,

një vend përkujtimi

dhe një emër më të mirë

se të kenë bij e bija.

Do t'u jap një emër të amshuar,

që s'do të shuhet kurrë.

6Ndërsa bijtë e të ardhurve

që janë bashkuar me Zotin

e që i shërbejnë atij,

që e duan emrin e Zotit

e janë vënë në shërbim të tij,

të gjithë sa e mbajnë të shtunën pa e përdhosur

e që e ruajnë besëlidhjen time,

7do t'i shpie në malin tim të shenjtë

e do t'u jap gëzim në shtëpinë time të lutjes.

Flitë e tyre të shkrumbimit e theroret e tyre

do të pranohen në altarin tim,

se shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh

për të gjithë popujt».

8Kështu kumton Zoti, Zoti im,

ai që i mbledh të degdisurit e Izraelit:

përveç atyre që kam mbledhur,

do të mbledh edhe të tjerë përreth tyre.

9Mbarë ju, o egërsirat e fushës,

ejani të hani,

të gjitha ju, o kafshët e pyllit!

10Të gjithë rojtarët e tij janë verbuar,

të paditur janë të tërë.

Janë të gjithë qen të pagojë,

të paaftë për të lehur.

Shohin ëndrra, rrinë shtrirë,

u pëlqen të dremitin.

11Janë qen grykës, që s'dinë të ngopen,

janë barinj, që s'kuptojnë asgjë.

Secili prej tyre endet udhës së vet,

secili synon përfitimin e vet.

12«Ejani», thonë, «Të pimë verë,

të dendemi me pije të forta.

E nesërmja do të jetë si sot,

madje edhe më mirë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help