Zakaria 13 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1«Atë ditë do të çelet një burim për shtëpinë e Davidit e për banorët e Jerusalemit që të pastrojnë mëkatet e papastërtitë».

Kundër idhujve

2«Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do t'i shuaj emrat e idhujve prej tokës, që të mos kujtohen më. Do t'i zhduk nga vendi edhe profetët bashkë me shpirtin e papastër.

3E, në daltë ndonjë profet për të profetizuar, i ati dhe e ëma që i bënë kokën, do t'i thonë: “Mos e paç jetën e gjatë, se rrena fole në emër të Zotit”. E atëherë i ati dhe e ëma do ta shporojnë kur të profetizojë.

4Atë ditë, çdo profet do të turpërohet për vegimet që shpall me profecitë e veta; nuk do ta veshë petkun e leshtë që të fshihet

5e do të thotë: “Unë nuk jam profet! Jam bujkrob, se më shitën që kur isha i ri”.

6E në e pyetshin: “Çfarë janë këto plagë në kraharor?”. Do të thotë: “U plagosa në shtëpinë e miqve”».

Kundër bariut

7«Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim,

kundër të afërtit që kam pranë,

kumton Zoti i ushtrive.

Godite bariun, që delet të shpërndahen.

Dorën do ta shtrij kundër vocërrakëve.

8Dy të tretat e mbarë tokës, kumton Zoti,

do të zhbihen, do të marrin fund,

vetëm një e treta do të mbijetojë.

9Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë,

do ta pastroj siç pastrohet argjendi,

do ta sprovoj siç sprovohet ari.

Do ta thërrasin ata emrin tim

e unë do t'u përgjigjem.

Do t'u them: “Populli im”

e ata do të thonë: “Zoti, Perëndia ynë”».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help