1Njeriu që e pa mjerimin, jam unë,
nën shkopin e zemërimit të tij.
Alef2Ai më shtyu e më endi
në errësirën pa dritë.
Alef3Ai e ktheu dorën e tij
gjithmonë veç kundër meje.
Bet4Blojë m'i bëri eshtrat,
më shkretoi mish e lëkurë.
Bet5Bëri ledhe kundër meje,
helm e stërmundim.
Bet6Brenda errësirës më vendosi,
si të vdekurit e kahershëm.
Gimel7Gardh ngriti rreth meje e dot nuk dal,
më hodhi vargonj të rëndë.
Gimel8Gërthas e kërkoj ndihmë,
por prapë ma hedh poshtë lutjen.
Gimel9Gurë të latuar vuri për të m'i mbyllur rrugët,
shtigjet m'i dredhoi.
Dalet10Doli kundër meje si ariu në pritë,
si luan i fshehur.
Dalet11Drejtimin ma humbi,
më shqeu e më shkretoi.
Dalet12Drejtoi harkun e vet
e më bëri shënjestër për shigjetë.
He13Hodhi kundër veshkave të mia
shigjetat e kukurës së vet.
He14Habia e popullit tim u bëra,
këngë qesëndie për ta tërë kohën.
He15Hidhërime më dha sa u ngiva,
më dehu me pelin.
Vau16Varrë m'i bëri dhëmbët me gurë,
me shtiu në hi.
Vau17Vërtiti larg paqen nga shpirti im,
e kam harruar mirësinë.
Vau18«Venitet pritshmëria ime», thashë,
«Ardhmëria që do të vinte prej Zotit».
Zain19Zë e kujtoj pikëllimin dhe endjen time,
si të ishin pelin e helm.
Zain20Zaliset shpirti im,
kur kujton e kujton.
Zain21Ziejnë në zemrën time këto gjëra,
prandaj kam shpresë:
Het22«Hiri i mirësisë së Zotit nuk shterohet,
s'ka fund mëshira e tij.
Het23Herët në mëngjes përtërihen,
e madhe është besnikëria e tij.
Het24“Hisja ime është Zoti”, thotë shpirti im,
“Prandaj edhe shpresoj në të”».
Tet25Tregohet i mirë Zoti
për ata që shpresojnë në të,
për ata që e kërkojnë me shpirt.
Tet26Të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit
është gjë e mirë.
Tet27Të mbartë zgjedhën që në rini
është gjë e mirë për një burrë.
Jod28Jetën ta kalojë i vetmuar e i heshtur
ai që Zoti e ka rënduar.
Jod29Ja, ta ulë fytyrën gjer në pluhur,
se mbase ka shpresë.
Jod30Ja, t'ia kthejë faqen ndëshkuesit,
të dendet me poshtërime.
Kaf31Kurrë Zoti
nuk përjashton përgjithmonë.
Kaf32Ka mëshirë sipas mirësisë së tij të madhe
edhe nëse ndëshkon.
Kaf33Kurrë nuk e çon pikëllimin me gjithë zemër,
as i poshtëron njerëzit.
Lamed34Le të shtypen me këmbë
të gjithë të burgosurit e tokës,
Lamed35le t'i shtrembërohet e drejta njeriut
para të Tejlartit,
Lamed36le t'i përmbyset çështja njeriut,
a nuk shikon Zoti?
Mem37Mos dikush flet e ajo gjë bëhet
pa e urdhëruar Zoti?
Mem38Mirësitë e ligësitë a nuk dalin
prej gojës së të Tejlartit?
Mem39Mos të ankohet asnjë njeri i gjallë
pse i ndëshkohen mëkatet.
Nun40Ne duhet t'i shqyrtojmë sjelljet tona,
t'i peshojmë e të kthehemi te Zoti.
Nun41Kah Perëndia në qiell
t'i ngremë zemrat e duart.
Nun42Ne bëmë shkelje e kryeneçësi,
ti nuk e dhe faljen.
Samek43S'na përdëlleve, por na vrave,
na përndoqe i mbështjellë me zemërim.
Samek44Sajove një re rreth teje
që nuk e shpon as lutja.
Samek45Stërvinë e mbeturinë na bëre
në mes të popujve.
Fe46Fshajnë me gojë kundër nesh
të gjithë armiqtë tanë.
Fe47Frika e gropa na zunë,
rrënimi e dërrmimi.
Fe48Furi lotësh më rrjedhin nga sytë
për thyerjen e bijës së popullit tim.
Ain49Ajohen sytë e mi pa ndalur,
se nuk ka pushim,
Ain50aq kohë sa Zoti të mos këqyrë
e të shikojë nga qielli.
Ain51Angështohet shpirti im kur shoh me sy
bijat e qytetit tim.
Cade52Cytësit e mi pa shkak
më gjuajnë siç gjuhet shpendi.
Cade53Copë ma bënë jetën,
më mbytën në pus, më gjuajtën me gurë.
Cade54Currila uji më vërshuan mbi kokë
e thashë: «Mbarova!».
Kof55Kërkova emrin tënd, o Zot,
nga thellësitë e honit.
Kof56Klithmën time e dëgjove: «Mos i mbyll veshët
ndaj psherëtimës e britmës sime».
Kof57Kur të thirra, ti u afrove
e the: «Mos ki frikë!».
Resh58Rastin tim, o Zot, ti e mbrojte,
ma shpagove jetën.
Resh59Rrengun që më bënë e pe, o Zot:
gjykoje çështjen time!
Resh60Ra në sytë e tu tërë hakmarrja e tyre,
tërë shestimet e tyre kundër meje.
Sin61Sharjen e tyre e dëgjove, o Zot,
dhe tërë shestimet e tyre kundër meje.
Sin62Shfrejnë kundër meje gjithë ditën
buzët e kundërshtarëve të mi.
Sin63Shikoi kur ulen e kur ngrihen,
unë jam shpotia e tyre.
Tau64Ti jepua shpërblimin, o Zot,
sipas veprave të duarve të tyre.
Tau65Topitua zemrën,
lëshoju mallkimin.
Tau66Tërë zemërim përndiqi e rrënoji
nën qiellin e Zotit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.