Siraku 32 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Rregullat e tryezës

1Të kanë ulur në krye të vendit? Mos u krekos,

por rri me ta si njëri prej tyre,

kujdesu për ta e pastaj ulu.

2Ulu kur t'i kryesh tërë detyrat,

që të gëzosh me ta

e të marrësh si mirënjohje kurorën e mirësjelljes.

3Fol, o më i moshuar, se të takon,

me dije të përpiktë e jo për të ndalur muzikën.

4Gjatë argëtimit mos e zbraz ligjëratën,

mos e shfaq urtinë në kohën e gabuar.

5Vulë rubini në një stoli ari,

ndërthurja e melodive në një gosti vere.

6Vulë smeraldi në një punim ari,

vija muzikore me verë të dashur.

7Fol, o djalosh, nëse të duhet,

veç dy herë, nëse të pyesin.

8Bjeri shkurt, se kush flet pak, thotë shumë,

bëhu si ai që di, por hesht.

9Mos u barazo me njerëzit e mëdhenj,

kur tjetri flet, mos dërdëllit shumë.

10Bubullimës i prin vetëtima,

edhe të përkorit i prin përkrahja.

11Zgjohu në kohë e mos u plogështo,

kthehu në shtëpi e mos u habit.

12Aty argëtohu e bëj ç'të duash,

por mos mëkato me fjalë.

13Mbi gjithçka, beko krijuesin tënd,

që të ngin me të mirat e veta.

Kujdesi i Zotit

14Kush druan Zotin, ia pranon qortimin,

kush e kërkon qëmenatë, gjen përkrahje.

15Kush shqyrton ligjin, ngihet me të,

por shtiracakët pengohen mbi të.

16Ata që druajnë Zotin e gjejnë gjykimin,

drejtësitë e tyre ndriçojnë si drita.

17Mëkatari i shmanget qortimit

dhe e gjen arsyen sipas dëshirës.

18Burri i mençur nuk e shpërfill mendimin,

i huaji e mendjemadhi nuk përfillin frikën.

19Mos bëj gjë pa u këshilluar,

se nuk pendohesh për çfarë bën.

20Mos shko udhës me pengesa,

se ndesh në gurë.

21Mos i zër besë udhës së lehtë

22e ruhu edhe prej bijve të tu.

23Beso te vetja për çdo vepër,

se kështu mban urdhërimet.

24Kush i beson ligjit, i mban urdhërimet,

kush i zë besë Zotit, nuk poshtërohet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help