Psalmet 49 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.

2Dëgjojeni këtë mbarë ju popuj,

mbani vesh të gjithë ju banorët e botës,

3vegjëlia e paria,

të pasur e të varfër bashkë:

4Goja ime do të flasë urti,

zemra ime do të përsiatë me mençuri.

5Do t'i vë vesh fjalës së urtë,

gjëegjëzën time do ta zbuloj me lirë.

6Përse të frikësohem në ditë fatkeqësie,

kur të më rrethojë paudhësia e kundërshtarëve të mi,

7e atyre që shpresojnë te pasuria e vet,

që mburren me të mirat e tyre të shumta?

8E pra, njeriun nuk e shpengon dot njeriu

e askush nuk ia shlyen dot Perëndisë shpagimin e vet.

9Shpengimi i shpirtit është i shtrenjtë

e nuk paguhet dot asnjëherë,

10që njeriu të jetojë përgjithmonë

e të mos e shohë gropën e varrit.

11Të gjithë e shohin se i urti vdes,

merr fund i marri e i pamendi

dhe pasurinë të tjerëve ua lënë.

12Varri do të jetë shtëpia e tyre përjetë,

banesa e tyre brez pas brezi,

edhe pse u vunë tokave emrin e vet.

13Edhe njeriu fisnik mund të mos e gdhijë natën,

i ngjashëm është me kafshët që ngordhin.

14Ky është fati i tyre, marrëzia e tyre,

fundi i atyre që kënaqen me fjalët e veta. selah

15Si delet do të shkojnë drejt skëterrës

e vdekjen do të kenë bari.

Të drejtët do të sundojnë mbi ta në agim,

trajta e tyre në skëterrë do të tretet,

larg vendbanimeve të tyre.

16Por Perëndia do ta shpengojë shpirtin tim,

prej kthetrave të skëterrës do të më nxjerrë. selah

17Mos u frikëso kur dikush pasurohet,

kur shtëpia e tij bëhet më e lavdishme,

18se, kur të vdesë, nuk do të marrë asgjë,

e lavdia pas nuk do t'i shkojë.

19Sa qe gjallë, e quante veten të bekuar,

«Më thurin lavde, se më ka shkuar mbarë», mendonte.

20Por edhe ai do të bashkohet me brezninë e etërve të vet,

që dritën nuk do ta shohin më kurrë.

21Njeriu fisnik nuk arrin të kuptojë,

ngjan me shtazët që ngordhin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help