Psalmet 144 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm i Davidit.

Bekuar qoftë Zoti, shkëmbi im,

që m'i mëson duart për luftë

e gishtërinjtë për betejë,

2mirësia ime dhe fortesa ime,

streha ime dhe çlirimtari im,

mburoja ku gjej strehë,

ai që ma vë popullin nën sundim.

3O Zot, ç'është njeriu

që të kujdesesh për të,

apo biri i njeriut,

që të mendosh për të?

4Njeriu është si fryma,

ditët e tij si hija që kalon.

5O Zot, përkuli qiejt e tu e zbrit,

preki malet, që të nxjerrin tym.

6Dërgo rrufetë e shpërndaji,

lësho shigjetat e tua dhe shpartalloji.

7Shtrije dorën tënde nga lart,

çliromë e shpëtomë

prej ujërave të rrëmbyer,

prej dorës së të huajve.

8Goja e tyre thotë veç gënjeshtra,

e djathta e tyre betohet për mashtrime.

9O Perëndi, do të të këndoj një këngë të re,

për ty do t'i bie harpës me dhjetë tela,

10për ty, që i jep fitoren mbretërve,

që e shpëton Davidin, shërbëtorin tënd,

prej shpatës mizore.

11Çliromë e shpëtomë

prej dorës së të huajve,

se goja e tyre thotë veç gënjeshtra,

e djathta e tyre betohet për mashtrime.

12Qofshin bijtë tanë si pemët,

që rriten mirë që në rini,

e bijat tona si shtyllat e këndit,

të gdhendura për të stolisur ndërtesën.

13Drithnikët tanë qofshin plot,

të mbushur me gjithfarë të mirash,

bagëtitë tona u shtofshin me mijëra,

me dhjetëra mijëra në arat tona,

14gjedhët tanë qofshin të majmë!

Mos pastë çarje muresh e as arrati,

mos pastë gjëmë nëpër rrugët tona.

15Lum ai popull që i ka këto të mira!

Lum ai popull që ka për Perëndi Zotin!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help