1Psalm lavdërimi, i Davidit.
AlefDo të të lartësoj, o Perëndi, Mbreti im,
do ta bekoj emrin tënd përjetë e në amshim.
Bet2Çdo ditë do të të bekoj,
emrin tënd do ta lavdëroj përjetë e në amshim.
Gimel3I madh është Zoti e fort i lavdërueshëm,
madhështia e tij e pashqyrtueshme.
Dalet4Breznia breznisë do t'ia lëvdojë veprat e tua,
do t'i shpallë mrekullitë e tua.
He5Shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate
dhe veprat e tua të mrekullueshme do të përsiatë.
Vau6Do të flasin për fuqinë e bëmave të tua,
e unë, do të kumtoj madhështinë tënde.
Zain7Do të përhapin kujtimin e mirësisë sate të madhe,
do të brohorasin për drejtësinë tënde.
Het8I mëshirshëm e i dhembshur është Zoti,
i ngadaltë në zemërim e plot mirësi.
Tet9I mirë është Zoti me të gjithë,
i dhembshur me gjithë krijesat e tij.
Jod10Gjithë veprat e tua do të të përlëvdojnë, o Zot,
besnikët e tu do të të bekojnë.
Kaf11Do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate,
do të rrëfejnë për fuqinë tënde.
Lamed12Do t'u shpallin bijve të njerëzve bëmat e tua
dhe lavdinë e madhështisë së mbretërisë sate.
Mem13Mbretëria jote është mbretëri e amshuar,
pushteti yt është brez pas brezi.
Samek14 Zoti i përkrah tërë ata që pengohen
e i ngre tërë të kërrusurit.
Ain15Të gjithë i kanë sytë nga ti e presin,
që t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.
Pe16Ti e hap dorën
dhe çdo qenieje të gjallë ia plotëson dëshirën.
Cade17I drejtë është Zoti në gjithë udhët e tij,
besnik në të gjitha veprat e tij.
Kof18 Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin,
të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.
Resh19Ua plotëson dëshirën atyre që e druajnë,
ua dëgjon përgjërimin e i shpëton.
Sin20 Zoti i mbron të gjithë ata që e duan,
ndërsa tërë të paudhët do t'i shkatërrojë.
Tau21Goja ime do të shpallë lavdërim për Zotin,
çdo gjallesë do të bekojë emrin e tij të shenjtë,
përjetë e në amshim.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
