Psalmet 125 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Këngë shtegtimesh.

Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit,

që nuk trandet, por mbetet në amshim.

2Jerusalemi është i rrethuar me male,

Zoti rrethon popullin e vet

që tani e deri në amshim.

3Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë

mbi trashëgiminë e të drejtëve,

që të drejtët të mos i zgjatin duart

për të bërë paudhësi.

4Të mirëve, o Zot, bëju mirë,

edhe atyre që janë zemërdrejtë.

5Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra,

Zoti do t'i degdisë bashkë me të paudhët.

Paqe mbi Izraelin!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help