Psalmet 137 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Brigjeve të lumenjve të Babilonisë,

atje uleshim e qanim, Sionin tek kujtonim.

2Nëpër shelgje në mes të saj,

aty i varëm qestet tona.

3Atje robëruesit na kërkuan këngë,

shtypësit këngë hareje:

«Na këndoni këngët e Sionit».

4Por si t'i këndojmë këngët e Zotit

në dhe të huaj?

5M'u thaftë dora e djathtë,

në të harrofsha, o Jerusalem.

6M'u kaptë gjuha pas qiellze,

në mos të kujtofsha më, o Jerusalem,

në mos të mbajtsha si gëzimin më të madh.

7Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit,

ata që ditën e zezë të Jerusalemit thoshin:

«Rrënojeni, me themele rrënojeni!».

8Dhe ti, o bijë e Babilonisë,

ke për t'u shkatërruar,

ndaj lum kush do të marrë shpagim

për ato që na ke bërë.

9Lum ai që do t'i kapë foshnjat e tua

e do t'i përplasë pas shkëmbit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help