Psalmet 62 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.

2Veç në Perëndinë prehet shpirti im,

prej tij më vjen shpëtimi.

3Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im,

ai është streha ime e më nuk do të trandem.

4Deri kur do të vërsuleni kundër një njeriu,

që ta hidhni përtokë të gjithë bashkë,

si murin e shtrembët, si gardhin e prishur?

5Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin,

gjejnë kënaqësi në gënjeshtra.

Me gojë bekojnë,

por me zemër mallkojnë. selah

6Veç në Perëndinë prehu, o shpirti im,

se tek ai kam shpresë.

7Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im,

ai është streha ime e nuk do të trandem.

8Te Perëndia është shpëtimi e nderi im,

te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime.

9Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull,

hape zemrën përpara tij,

Perëndia është streha jonë. selah

10Bijtë e njeriut janë veç avull,

kotësi janë bijtë e çdonjërit;

vëri në peshore e do të shohësh

se janë më të lehtë se tymi.

11Mos kini besim te dhuna,

mos e varni shpresën te grabitja,

edhe kur pasuritë t'ju shtohen,

zemrën mos ua kushtoni.

12Një herë foli Perëndia,

dy herë unë e dëgjova,

se pushteti i përket Perëndisë;

13mirësia është e jotja, o Zot,

ti e shpërblen njeriun sipas veprave të tij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help