Numrat 2 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Fushimi i izraelitëve

1 Zoti i tha Moisiut e Aronit:

2«Izraelitët të fushojnë sipas njësive, secili nën emblemën e familjes së etërve. Të fushojnë me kah nga tenda e takimit dhe përreth saj.

3Në krahun lindor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Judës. Prijësi i pasardhësve të Judës është Nahshoni, biri i Aminadabit.

4Ushtria e tij numëron shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta.

5-7Përkrah tij të jetë fisi i Isaharit e i Zabulonit. Prijësi i pasardhësve të Isaharit është Netaneli, biri i Cuarit. Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta. Prijësi i pasardhësve të Zabulonit është Eliabi, biri i Helonit.

8Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta.

9Kështu, tërë fushimi i Judës, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind veta. Ata të nisen të parët.

10Në krahun jugor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Rubenit. Prijësi i pasardhësve të Rubenit është Elicuri, biri i Shedeurit.

11Ushtria e tij numëron dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta.

12-14Përkrah tij të jetë fisi i Simeonit e i Gadit. Prijësi i pasardhësve të Simeonit është Shelumieli, biri i Curishadait. Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta. Prijësi i pasardhësve të Gadit është Eliasafi, biri i Reuelit.

15Ushtria e tij numëron dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta.

16Kështu, tërë fushimi i Rubenit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë veta. Ata të nisen të dytët.

17Pastaj të niset, në mes të fushimeve, tenda e takimit dhe fushimi i levitëve. Secili të jetë në vendin e tij, në njësinë përkatëse, si në udhëtim ashtu, edhe në fushim.

18Në krahun perëndimor, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Efraimit. Prijësi i pasardhësve të Efraimit është Elishamai, biri i Amihudit.

19Ushtria e tij numëron dyzet mijë e pesëqind veta.

20-22Përkrah tij të jetë fisi i Manaseut e i Benjaminit. Prijësi i pasardhësve të Manaseut është Gamalieli, biri i Pedahcurit. Ushtria e tij numëron tridhjetë e dy mijë e dyqind veta. Prijësi i pasardhësve të Benjaminit është Abidani, biri i Gideonit.

23Ushtria e tij numëron tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta.

24Kështu, tërë fushimi i Efraimit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e tetë mijë e njëqind veta. Ata të nisen të tretët.

25Në krahun verior, të fushojë sipas njësive ushtarake, njësia e Danit. Prijësi i pasardhësve të Danit është Ahiezeri, biri i Amishadait.

26Ushtria e tij numëron gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.

27-29Përkrah tij, të jetë fisi i Asherit e i Neftaliut. Prijësi i pasardhësve të Asherit është Pagieli, biri i Okranit. Ushtria e tij numëron dyzet e një mijë e pesëqind veta. Prijësi i pasardhësve të Neftaliut është Ahirai, biri i Enanit.

30Ushtria e tij numëron pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.

31Kështu, tërë fushimi i Danit, sipas njësive ushtarake, numëron njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind veta. Ata të nisen të fundit».

32Ky është regjistri i izraelitëve sipas familjeve të etërve. Tërë fushimi i izraelitëve, sipas njësive ushtarake numëroi gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.

33Levitët nuk u përfshinë në numërimin e izraelitëve ashtu siç Zoti e kishte urdhëruar Moisiun.

34Kështu, izraelitët bënë gjithçka që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut. Secili fushoi e udhëtoi sipas njësive përkatëse e sipas klaneve të familjeve të etërve.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help