Estera (Gr) 10 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Mbyllje

1Mbreti Kserks caktoi një tagër për tokën dhe për ishujt e detit.

2Të gjitha bëmat e fuqishme e të guximshme, si edhe rrëfimi i plotë i madhështisë së Mordakait, për të cilat mbreti e bëri të rëndësishëm, janë shkruar në librin e Kronikave të Mbretërve të Medës e të Persisë,

3sesi judeu Mordakai ishte i dyti pas mbretit Kserks, i rëndësishëm për judenjtë e i pëlqyer nga turma e vëllezërve të vet. Ai kërkonte mirëqenien për popullin e vet dhe paqen për pasardhësit e vet.

3a Atëherë Mordakai tha: «Këto vijnë nga Perëndia».

3b Më kujtohet ëndrra që pashë për këto gjëra e asnjë prej tyre nuk u shkapërcye.

3c Burimi i vogël që u bë lumë dhe drita e dielli e uji i shumtë. Lumi është Estera që e mori për grua mbreti dhe e bëri mbretëreshë.

Dy dragonjtë jemi unë e Hamani.

3d Kombet janë ata që u mblodhën për t'ua shuar emrin judenjve.

3dh O kombi im, ky është Izraeli, që i thirri Perëndisë e u shpëtuan. Zoti e shpëtoi popullin e vet. Zoti na çliroi nga të gjitha këto ligësi. Zoti bëri shenja e mrekulli të mëdha që nuk kanë ndodhur ndër kombe.

3e Prandaj caktoi dy shorte: një për popullin e Perëndisë e një për të gjitha kombet.

Këto dy shorte erdhën në çastin, në kohën e në ditën e gjykimit, para Perëndisë e ndër kombe.

3f Perëndia u kujtua për popullin e vet e i dha të drejtë trashëgimisë së vet.

3g Këto ditë të muajit Adar, katërmbëdhjeta dhe pesëmbëdhjeta e këtij muaji, do të kremtohen bashkësi me gëzim e hare para Perëndisë gjithmonë ndër brezni në popullin e tij, Izraelin.

Shënim

3gj Në vitin e katërt të Ptolemeut e të Kleopatrës, Dositeu, që thoshte si ishte prift e levit, dhe biri i tij Ptolemeu sollën këtë letër të purimëve. Ata thanë se ishte e mirëfilltë, e përkthyer nga Lisimaku i Ptolemeut, një prej banorëve të Jerusalemit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help