Psalmet 4 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.

2Kur të thërras, përgjigjmu,

o Perëndi, drejtësia ime!

Kur isha ngushtë, ti më lehtësove;

ki mëshirë për mua e lutjen ma dëgjo.

3Deri kur do të ma shkelni nderin, o njerëz,

ju që kotësi dëshironi e gënjeshtra kërkoni? selah

4Dijeni, Zoti zgjedh atë që i qëndron besnik,

Zoti më dëgjon kur i thërras.

5Vloni nga zemërimi, por mos mëkatoni!

Shqyrtoni zemrën, kur të flini, dhe heshtni! selah

6Kushtoni flijime drejtësie

e kini besim te Zoti.

7Shumë thonë: «Kush do të na e tregojë të mirën?

Ndriçoje mbi ne, o Zot, dritën e fytyrës sate».

8Shumë e gëzove zemrën time,

më shumë se ata që marrin grurë

e musht me shumicë.

9Në paqe do të shtrihem e do të fle,

se vetëm ti, o Zot,

më strehon në vend të sigurt.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help