Tobia 9 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Kthimi i parave

1Atëherë Tobia thirri Rafaelin e i tha:

2«Vëlla Azari, merr katër shërbëtorë e dy deve e shko në Rages te Gabaeli. Jepi dëftesën, merr argjendin dhe merre me vete në dasmë edhe atë.

3Ti e di se im atë po numëron ditët, prandaj, nëse vonohem edhe një ditë të vetme, do ta mërzis shumë.

4Ti je dëshmitar i betimit që bëri Ragueli dhe unë nuk mund ta thyej betimin».

5Rafaeli shkoi me katër shërbëtorë e dy deve në Rages të Medës dhe bujti tek Gabaeli. I dha dëftesën dhe e njoftoi se Tobia, biri i Tobitit, ishte martuar dhe po e ftonte në dasmë. Gabaeli u ngrit, i numëroi thasët e vulosur dhe i ngarkuan.

6Në mëngjes u ngritën herët dhe shkuan në dasmë. Kur mbërritën te shtëpia e Raguelit, e gjetën Tobinë në tryezë. Ai brofi më këmbë dhe përshëndeti Gabaelin, i cili qau, e bekoi e i tha: «Djalë i mbarë e i mirë i një ati të mbarë e të mirë, të drejtë e bujar, Zoti të dhëntë bekimin qiellor ty, gruas sate dhe atit e nënës së gruas sate. Qoftë bekuar Perëndia, që po shoh Tobinë, nipin tim, që i ngjan të atit».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help