1 Kronikave 18 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Davidi fiton mbi armiqtë

1Pas kësaj Davidi i mundi filistinët, i nënshtroi dhe mori Gatin me fshatra.

2Pastaj mundi Moabin dhe moabitët u bënë skllevër të Davidit, të cilit i jepnin tagrin.

3Davidi mundi edhe Hadadezerin, mbretin e Cobah Hamatit, kur ai po shkonte për të ngritur një përmendore për vete pranë lumit Eufrat

4dhe i mori një mijë karroca, shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi u theu kërcinjtë të gjithë kuajve, përveç atyre që iu deshën për njëqind karroca.

5Arameasit e Damaskut i erdhën në ndihmë Hadadezerit, mbretit të Cobahut, por Davidi vrau njëzet e dy mijë arameas.

6Pastaj Davidi vendosi një njësi në Aram të Damaskut. Arameasit iu nënshtruan Davidit dhe i jepnin tagrin. Zoti e shpëtonte Davidin ngado që shkonte.

7Davidi mori parzmoret e arta të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem.

8Edhe nga Tibhati e nga Kuni, qytete të Hadadezerit, mori një sasi të madhe bronzi, me të cilin Solomoni bëri detin prej bronzi, shtyllat dhe enët e bronzta.

9Kur Toiu, mbreti i Hamatit, dëgjoi se Davidi e kishte mundur tërë ushtrinë e Hadadezerit, mbretit të Cobahut,

10dërgoi te Davidi birin e tij, Hadoramin, për ta përshëndetur e për ta bekuar, sepse i kishte shpallur luftë Hadadezerit dhe e kishte mundur. Hadadezeri ishte në luftë me Toiun. Ai i dërgoi edhe enë ari, argjendi e bronzi.

11Mbreti David ia kushtoi Zotit edhe ato, bashkë me argjendin e arin që kishte marrë prej të gjitha kombeve, prej edomitëve, moabitëve, amonitëve, filistinëve e amalekitëve.

12Abishai, biri i Cerujahut, shpartalloi tetëmbëdhjetë mijë edomitë në luginën e Kripës.

13Ai vendosi njësi në Edom dhe të gjithë edomitët iu nënshtruan Davidit. Zoti e shpëtonte Davidin ngado që shkonte.

Zyrtarët e Davidit

14Davidi mbretëroi mbi mbarë Izraelin dhe veproi drejt e me drejtësi me mbarë popullin e vet.

15Joabi, biri i Cerujahut, ishte në krye të ushtrisë. Joshafati, biri i Ahiludit, ishte shkresari.

16Cadoku, biri i Ahitubit, e Abimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, ndërsa Shavshai ishte shkruesi.

17Benajahu, biri i Jehojadait, ishte kreu i keretitëve e peletitëve, ndërsa bijtë e Davidit ishin të parët përkrah mbretit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help