Siraku 5 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Mashtrimi i pasurisë

1Mos u mbështet te pasuria,

as mos thuaj: «Më mjafton».

2Mos ndiq afshet dhe forcën,

mos shko pas dëshirave të zemrës.

3Mos thuaj: «Kush më sundon dot?»,

se Perëndia do të të ndëshkojë.

4Mos thuaj: «Mëkatova, e çfarë do të më gjejë?»,

se Zoti është i ngadaltë në zemërim.

5Mos pandeh se do të falesh

e shton mëkat mbi mëkat.

6Mos thuaj: «Mëshira e tij është e madhe

dhe morinë e mëkateve do të ma falë»,

se ai ka mëshirë, por edhe zemërim.

Mbi mëkatarët bie zemërimi i tij.

7Mos u vono të kthehesh te Zoti

e mos e shty ditë pas dite.

Zemërimi i Zotit shpërthen befas

dhe rrënohesh në kohën e ndëshkimit.

8Mos u mbështet te pasuria e padrejtë,

s'të sjell dobi në ditë të vështirë.

9Mos u lëkund prej çfarëdo ere,

mos ec në çdo shteg,

se kështu është mëkatari gënjeshtar.

10Ji i palëkundur në mendimin tënd

e fjala jote të jetë një.

11Dëgjo shpejt,

përgjigju me durim.

12Nëse di, përgjigjju të afërtit,

në mos, mbaj gojën.

13Nderimi e çnderimi vijnë prej fjalës,

gjuha e rrëzon njeriun.

14Mos të të quajnë shpifës,

mos ngri kurthe me gjuhën tënde,

se vjedhësit i takon turpi

dhe mashtruesit ndëshkimi i rreptë.

15Mos gabo as shumë, as pak,

mos bëj armiq, por miq,

sepse emri i keq trashëgon çnderim e turp,

sikurse mëkatari gënjeshtar.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help