1Punëtori i dehur nuk pasurohet,
kush përçmon vogëlsirat rrënohet pak nga pak.
2Vera e gratë i dalldisin të mençurit,
kush shkon me lavire, shthuret.
3Kalbja e krimbat e trashëgojnë,
shpirti i shthurur do të shuhet.
Kundër thashethemeve4Kush beson menjëherë, është i cekët.
Kush mëkaton, shpirtin e vet dëmton.
5Kush i gëzohet të keqes, ndëshkohet,
[kush i bën ballë kënaqësisë,
merr kurorën e jetës.
6Kush i vë fre gjuhës, jeton pa mund,]
kush urren përgojimin mpak ligësinë.
7Kurrë mos e përsërit fjalën,
se nuk do të të mungojë asgjë.
8Mos trego për mikun as për armikun.
Nëse nuk të duket mëkat, mos zbulo,
9se të dëgjon dikush, të vëzhgon
e, kur të vijë koha, të urren.
10Dëgjove ndonjë fjalë? Le të vdesë me ty.
Mbahu, se nuk do të pëlcasësh.
11Të marrin e zënë dhimbjet nga ndonjë fjalë,
si gruan që lind foshnjën.
12Si shigjetë e ngulur në kofshë,
ashtu është fjala brenda të marrit.
13Pyete mikun, se ndoshta nuk e ka bërë,
po ta ketë bërë, të mos vijojë.
14Pyete të afërtin, se ndoshta nuk e ka thënë,
po ta ketë thënë, të mos e përsërisë.
15Pyet mikun, se shpifjet janë të shpeshta,
prandaj mos i zër besë çdo fjale.
16Mund të shpëtojë ndonjë fjalë pa dashje,
kush nuk ka mëkatuar me gjuhë?
17Pyete të afërtin para se të kërcënosh
e hapi udhë ligjit të të Tejlartit.
18[Droja e Zotit është fillimi i mësimit,
prej urtisë vjen dashuria e tij.
19Njohja e urdhërimeve të Zotit është mësim jete,
kush bën çfarë i pëlqen atij
do të vjelë nga pema e pavdekësisë.]
20Droja e Zotit është plotësia e urtisë,
urtia e plotë është në zbatimin e ligjit
[dhe në njohjen e gjithëfuqisë së tij.
21Kur shërbëtori i thotë të zotit:
«Nuk do të bëj si të thuash ti»,
edhe po të bëjë ashtu
e zemëron atë që e mban me bukë.]
22Urtia e ligësisë nuk është dije,
nuk ka maturi në kuvendin e mëkatarëve.
23Ka një zgjuarsi që është e neveritshme,
ka edhe të pamend që shpërfill urtinë.
24Më mirë i ndrojturi mendjepaktë,
se i tejmençuri që shkel ligjin.
25Ka një dituri të përpiktë, por të padrejtë,
dikush shtiret i mirë për të fituar gjyqin.
26Të ligun e kërrus zia,
por përbrenda është plot mashtrim.
27Ul kokën e bën kinse s'dëgjon,
por po të mos e vërejnë, të shfrytëzon.
28Edhe po të mos ketë forcë për të mëkatuar,
po t'i dalë rasti, e bën të ligën.
29Njeriu njihet nga pamja,
nga pamja e fytyrës ia njeh mençurinë.
30Veshja e njeriut, buzëqeshja
dhe ecja tregojnë për të.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
