Psalmet 92 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm. Këngë për të shtunën.

2Është mirë të përlëvdosh Zotin

e t'i këndosh emrit tënd, o i Tejlartë,

3mirësinë tënde të shpallësh në mëngjes

e besnikërinë tënde gjatë natës,

4me qeste dhjetëkordëshe e me harpë,

me këngë shoqëruar me lirë.

5Se ti, o Zot, më gëzove me veprat e tua,

ngazëllohem me punët e duarve të tua.

6Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot,

sa të thella janë mendimet e tua!

7Njeriu i pamend nuk e di

e i marri nuk e kupton dot,

8se, të pabesët, edhe pse mbijnë si bari,

edhe pse lulëzojnë ata që bëjnë paudhësi,

kanë për t'u shkatërruar përgjithmonë.

9Por ti, o Zot,

je përjetë madhështor!

10Ja, armiqtë e tu, o Zot,

ja, armiqtë e tu do të zhbihen

e ata që bëjnë paudhësi do të hapërdahen.

11Ti më bëre të fortë si buallin,

më vajose me vaj të ri.

12Syri im do të shohë

rënien e kundërshtarëve të mi,

veshët e mi do të dëgjojnë

poshtërimin e atyre që më bëjnë keq.

13I drejti do të lulëzojë si palma,

do të rritet si cedri i Libanit.

14Do të mbillet në shtëpinë e Zotit,

do të lulëzojë në oborret e Perëndisë tonë.

15Do të japë fryte edhe në pleqëri,

do të jetë i shëndetshëm e plot freski,

16për të shpallur se Zoti është i drejtë.

Ai është shkëmbi im e tek ai nuk ka padrejtësi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help