Jozuehu 12 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Mbretërit në lindje të Jordanit

1Këta janë mbretërit e vendit, që izraelitët e pushtuan dhe e morën për pronë në bregun lindor të Jordanit, nga përroi i Arnonit deri në malin Hermon e në krahinën lindore të Arabahut.

2Sihoni ishte mbreti i amoritëve. Ai banonte në Heshbon e sundonte nga Aroeri, ndërtuar në breg të përroit të Arnonit, nga gjysma e luginës së përroit e nga gjysma e Gileadit, deri në luginën e Jabokut, në kufi me bijtë e Amonit.

3Ai sundonte edhe krahinën lindore të Arabahut, nga deti i Kineretit deri në detin e Arabahut, deti i Kripur, nga rruga për në Bet Jeshimot deri në shpatet e Pisgahut në jug.

4Ogu ishte mbreti i Bashanit dhe një prej refaitëve të fundit. Ai banonte në Ashtarot e në Edrej

5dhe sundonte malin Hermon, Salkahun e tërë Bashanin, deri në kufi me geshuritët, makatitët e me gjysmën e Gileadit, në kufijtë e Sihonit, mbretit të Heshbonit.

6Moisiu, shërbëtori i Zotit, bashkë me izraelitët, i mundi ata dhe tokën e tyre ia dha si trashëgimi fisit të Rubenit, fisit të Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.

Mbretërit në perëndim të Jordanit

7Këta janë mbretërit e vendit që, Jozuehu dhe izraelitët e pushtuan në bregun perëndimor të Jordanit, nga Baal Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak, që shtrihet drejt Seirit. Jozuehu ia dha për trashëgimi fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,

8krahinën malore e ultësirën e Arabahut, shpatet e shkretëtirën e Negevit, vendin e hititëve, amoritëve, kananitëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve.

9Mbretërit e atij vendi, nga një sipas qyteteve, janë: mbreti i Jerikosë, mbreti i Ajit, përbri Betelit,

10mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit,

11mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit,

12mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit,

13mbreti i Debirit, mbreti i Gederit,

14mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit,

15mbreti i Libnahut, mbreti i Adulamit,

16mbreti i Makedasë, mbreti i Betelit,

17mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit,

18mbreti i Afekut, mbreti i Sharonit,

19mbreti i Madonit, mbreti i Hacorit,

20mbreti i Shimron Meronit, mbreti i Akshafit,

21mbreti i Tanakut, mbreti i Megidosë,

22mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit në Karmel,

23mbreti i Dorit, në lartësitë e Dorit, mbreti i Gojimit në Gilgal

24e mbreti i Tircahut, gjithsej tridhjetë e një mbretër.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help