2 Makabenjve 1 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Letra për judenjtë

1Judenjtë e Jerusalemit dhe ata që gjenden në tokën e Judesë, vëllezërve judenj të Egjiptit: përshëndetje, paqe e mirësi.

2Perëndia ju begatoftë e u kujtoftë për besëlidhjen e vet me Abrahamin, Isakun e Jakobin, shërbëtorët e tij besnikë.

3Ai ju dhëntë të gjithëve zemër për ta adhuruar e për të bërë vullnetin e tij me zemërgjerësi e me shpirt të përkushtuar.

4Ju dhëntë një zemër të hapur ndaj ligjit e urdhërimeve të tij e bëftë paqe.

5I dëgjoftë lutjet tuaja, u pajtoftë me ju dhe mos ju braktistë në kohë të ligë.

6Tani, këtu, po lutemi për ju.

7Në vitin njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë, kur mbretëronte Dhimitri, ne, judenjtë, ju patëm shkruar në pikëllimin e në ngushticën që na kishin rënë në ato vite. Jasoni e njerëzit e tij e kishin tradhtuar tokën e shenjtë dhe mbretërinë,

8kishin djegur portën e kishin derdhur gjak të pafajshëm. Por ne iu lutëm Zotit e ai na dëgjoi. Kushtuam fli e majë mielli, ndezëm kandilët e kushtuam bukët.

9Tani mbajini ditët e Kasolleve në muajin Haselev. Viti njëqind e tetëdhjetë e tetë.

Letra drejtuar Aristobulit

10Banorët e Jerusalemit e të Judesë, pleqësia e Juda, Aristobulit, mësuesit të mbretit Ptoleme, pasardhësit të atyre që u bënë priftërinj me anë të vajosjes, dhe judenjve të Egjiptit: të fala e shëndet!

11Falë Perëndisë shpëtuam nga rreziqe të mëdha, prandaj e falënderojmë shumë që na përkrahu kundër mbretit.

12Ai i zmbrapsi luftëtarët që i ishin sulur qytetit të shenjtë.

13Kur prijësi shkoi në Persi me një ushtri që dukej e pathyeshme, i copëtuan në tempullin e Naneas, falë një tinëzie që bënë priftërinjtë e Naneas.

14Antioku kishte shkuar në vend bashkë me miqtë e vet, kinse për t'u martuar, që të merrte si pajë pasuritë e shumta.

15Priftërinjtë e Naneas i hapën thesaret dhe, sapo hyri Antioku me pak njerëz brenda rrethimit të shenjtë, e mbyllën tempullin,

16hapën një derë të fshehtë në kube, gjuajtën me gurë prijësin, të tjerëve u prenë gjymtyrët e kokat dhe ua hodhën atyre që ishin jashtë.

17Për gjithçka qoftë i bekuar Perëndia ynë, që i dorëzoi të pafetë.

Ruajtja e zjarrit të altarit

18Më njëzet e pesë të muajit Haselev do të kremtojmë pastrimin e tempullit, prandaj na u duk e nevojshme t'ju njoftojmë, që edhe ju të kremtoni festën e Kasolleve e të Zjarrit, që u ndez kur kushtoi flijime Nehemia, ndërtuesi i tempullit dhe i altarit.

19Kur etërit tanë u shpërngulën në Persi, priftërinjtë besimtarë të asaj kohe e morën zjarrin e altarit, e fshehën në fundin e një sterne pa ujë, të sigurt se askush nuk e dinte vendin.

20Pasi kaluan shumë vite, kur i pëlqeu Perëndisë, Nehemia, me urdhër të mbretit të Persisë, dërgoi nipat e priftërinjve që kishin fshehur zjarrin, që ta merrnin. Kur ata na thanë se nuk kishin gjetur zjarr, por lym, i urdhëroi ta nxirrnin e ta sillnin.

21Pasi mblodhi gjithë ç'duhej për therore, Nehemia i urdhëroi priftërinjtë ta spërkatnin lymin mbi dru e mbi çfarë gjendej sipër tij.

22Ashtu u bë. Pas pak, shkëlqeu dielli, që kishte qenë i mbuluar nga retë, e u ndez një zjarr aq i madh, sa i çuditi të gjithë.

23Priftërinjtë luteshin gjatë djegies së flisë, priftërinjtë dhe të gjithë. Jonatani u printe dhe të tjerët përgjigjeshin, porsi Nehemia.

24Lutja kishte këtë rend: «O Zot, Zot Perëndi, krijues i gjithçkaje, i tmerrshëm e i fortë, i drejtë e i mëshirshëm, vetëm ti je mbret e i mirë,

25vetëm ti je bujar, vetëm ti je i drejtë, i gjithëpushtetshëm e i amshuar. Ti e shpëton Izraelin nga çdo e keqe, ti i zgjodhe etërit tanë e i shenjtërove

26Pranoje flinë për mbarë popullin tënd Izraelin. Ruaje hisen tënde e shenjtëroje.

27Mblidhi të shpërndarët tanë, liro të skllavëruarit ndër kombe, shikoi të përbuzurit e të përçmuarit, që kombet ta dinë se ti je Perëndia ynë.

28Ndëshko ata që shtypin e fyejnë me mujshi.

29Vëre popullin tënd në vendin tënd të shenjtë, siç pati thënë Moisiu».

30Pastaj priftërinjtë kënduan himne.

31Kur u dogj flija, Nehemia urdhëroi që lymi i mbetur të hidhej mbi gurë të mëdhenj.

32Ashtu u bë. U ngrit një flakë, por drita e përthyer e altarit e përpiu.

33Kur kjo gjë u mor vesh dhe mbreti i persëve u njoftua se në vendin, ku priftërinjtë e shpërngulur kishin fshehur zjarrin, u gjet lymi me të cilin Nehemia dhe ata që e shoqëronin kishin djegur flinë në altar,

34mbreti e rrethoi vendin dhe e bëri vend të shenjtë, pasi e hetoi çështjen.

35Mbreti dha e mori shumë dhurata me ata që kishte përkrahur.

36Nehemia dhe të tijtë e quajtën këtë Neftar, që do të thotë pastrim, por shumë të tjerë e quajnë Neftai.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help