Psalmet 147 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Aleluja.

Është mirë t'i këndojmë himne Perëndisë tonë,

është e këndshme dhe e hijshme ta lavdërojmë.

2Është Zoti që e ndërton sërish Jerusalemin

dhe të mërguarit e Izraelit i mbledh tok.

3Ai i shëron zemërthyerit

dhe plagët e tyre i lidh.

4Numrin e yjeve ai e njeh,

i thërret të gjithë me emër.

5I madh është Zoti ynë,

e madhe fuqia e tij,

e pakufishme mençuria e tij.

6 Zoti i lartëson të mjerët,

ndërsa të paudhët i rrëzon përdhe.

7Këndojini Zotit me falënderim,

këndojini himne me harpë Perëndisë tonë!

8Ai e mbulon qiellin me re,

ai i përgatit shiun tokës,

ai bën të mbijë bari maleve.

9Ai ua jep ushqimin bagëtive

dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë.

10Fuqinë e kalit nuk e vlerëson

e as kënaqet me pulpat e trimit.

11 Zotit i pëlqejnë ata që e druajnë,

ata që shpresojnë në mirësinë e tij.

12Përlëvdoje Zotin, o Jerusalem,

lavdëroje Perëndinë tënd, o Sion!

13Se shulat e portave të tua i forcoi,

bijtë e tu i bekoi në gjirin tënd.

14Ai i ruan trojet e tua në paqe,

ai të ngin me grurin më të mirë.

15Urdhër ai dërgon mbi tokë,

fjala e tij përhapet me shpejtësi.

16Borën e hedh porsi lesh,

brymën e derdh porsi hi.

17Breshrin e lëshon si thërrime,

kush i bën ballë të ftohtit të tij?

18Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin,

lëshon erën dhe ujërat rrjedhin.

19Fjalën e tij ia kumton Jakobit,

rregullat dhe vendimet e tij, Izraelit.

20Nuk veproi kështu me asnjë komb

dhe vendimet e tij ata nuk i njohin.

Aleluja!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help