Psalmet 3 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm i Davidit, kur u arratis prej Absalomit, të birit.

2O Zot, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi!

Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje!

3Shumë thonë për mua:

«Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia». selah

4Por ti, o Zot, je mburoja ime,

je ai që më jep nder

e kokën lart ma ngre.

5I thërras Zotit me zërin tim

e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë. selah

6Bie e fle e sërish zgjohem,

sepse Zotin kam përkrah.

7Nuk kam frikë nga turma e njerëzve

që më kanë rrethuar e janë kundër meje.

8Ngrihu, o Zot,

shpëtomë, o Perëndia im,

se ti ua thyen nofullat armiqve të mi

e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.

9Shpëtimi vjen nga Zoti;

bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! selah

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help