Psalmet 138 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Psalm i Davidit.

Do të të falënderoj me gjithë zemër,

para hyjnive për ty do të këndoj.

2Do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë

dhe emrin tënd do të përlëvdoj

për mirësinë e besnikërinë tënde,

sepse emrin tënd dhe fjalën tënde

i ke lartësuar mbi gjithçka.

3Ditën që të thirra, më dëgjove,

shpirtit tim i dhe guxim e fuqi.

4Gjithë mbretërit e tokës do të të përlëvdojnë, o Zot,

se i kanë dëgjuar fjalët e gojës sate.

5Do të këndojnë për udhët e Zotit:

«E madhe është lavdia e Zotit!».

6I lartë është Zoti, por të përulurin e shikon,

ndërsa kryelartin e dallon nga larg.

7Edhe po të kaloj përmes fatkeqësisë,

ti do të më mbash gjallë kundër zemërimit të armiqve,

do ta shtrish dorën dhe e djathta jote do të më shpëtojë.

8 Zoti do të përmbushë gjithçka për mua.

O Zot, mirësia jote mbetet në amshim,

nga veprat e duarve të tua mos hiq dorë!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help