Psalmet 83 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Këngë. Psalm i Asafit.

2O Perëndi, mos e mbyll gojën!

O Perëndi, mos rri i heshtur e mos u preh!

3Se ja, armiqtë e tu po turfullojnë,

ata që të urrejnë kanë ngritur krye.

4Thurin të këqija kundër popullit tënd,

këshillohen me njëri-tjetrin

kundër atyre që ke për zemër.

5«Ejani», thonë, «T'i shfarosim si komb,

emri i Izraelit mos u kujtoftë më».

6Kanë rënë të gjithë në një mendje,

kanë lidhur besën kundër teje.

7Tendat e Edomit dhe ishmaelitët,

Moabi bashkë me hagritët,

8Gebali, Amoni dhe Amaleku,

Filistea me banorët e Tirit,

9me ta u bashkua edhe Asiria,

krah iu bënë bijve të Lotit. selah

10Bëjua atyre siç ia bëre Midianit e Siserit,

siç ia bëre Jabinit në përroin e Kishonit.

11Në Endor morën fund,

si pleh për tokën u bënë.

12Bëjua fisnikëve të tyre si Orebit e Zebit,

tërë princave të tyre si Zebahut e Calmunaut.

13Se thanë: «T'i marrim për vete

kullotat e Perëndisë».

14O Perëndia im, bëji ata si shakullina,

si kashta që e përpin era.

15Si zjarri që djeg pyllin,

si flaka që zhurit malet.

16Ndiqi, pra, me shtrëngatën tënde,

me thëllimin tënd futua tmerrin.

17Mbulojua fytyrën me turp

dhe emrin tënd do të kërkojnë, o Zot.

18U turpërofshin e u tmerrofshin përgjithmonë,

u poshtërofshin e marrshin fund.

19Kështu do ta dinë se «Zot» është emri yt,

se ti je i vetmi i Tejlartë mbi mbarë dheun.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help