Psalmet 99 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1 Zoti mbretëron, le të dridhen popujt!

Mbi kerubë është ulur, le të trandet toka!

2I madh është Zoti në Sion,

i lartësuar mbi të gjithë popujt.

3Le ta përlëvdojnë emrin tënd të madh e të tmerrshëm,

sepse është i shenjtë.

4Mbreti i fuqishëm e do drejtësinë.

Ti e ke caktuar ç'është e drejtë,

ti e ushtron gjykimin e drejtësinë te Jakobi.

5Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë,

bini përmbys para shtrojës së këmbëve të tij,

se është i shenjtë.

6Moisiu e Aroni mes priftërinjve të tij,

Samueli mes atyre që thërrasin emrin e tij,

i thirrën Zotit e ai i dëgjoi.

7Nga shtylla e resë u fliste

e ata i ruajtën dëshmitë e tij

dhe rregullat që u kishte dhënë.

8O Zot, Perëndia ynë, ti i dëgjove ata,

ti ishe për ta një Perëndi që fal,

por edhe i ndëshkoje gabimet e tyre.

9Lartësojeni Zotin, Perëndinë tonë,

dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë,

se i shenjtë është Zoti, Perëndia ynë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help