Judita 15 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

Shpartallimi i asirianëve

1Kur ata që gjendeshin nëpër tenda e dëgjuan këtë gjë, u habitën me ç'kishte ndodhur.

2Plot tmerr e frikë, nuk e pritën njëri-tjetrin, por dolën me të njëjtën shtysë dhe morën arratinë gjithandej, fushave e maleve.

3Edhe ata që kishin fushuar përreth Betulisë morën arratinë. Atëherë izraelitët që ishin ushtarë u sulën kundër tyre.

4Uziahu dërgoi njerëz në Betomashtaim, në Bebajë, në Kobë, në Kolë e në të gjitha trojet e Izraelit, për t'i njoftuar se ç'kishte ndodhur, që të gjithë t'u suleshin armiqve për t'i asgjësuar.

5Kur izraelitët e dëgjuan këtë, u sulën kundër tyre të gjithë njëherësh dhe i shpartalluan në Kobë. Erdhën edhe nga Jerusalemi e nga malësia, se i kishin njoftuar se ç'kishte ndodhur në fushimin armik. Njerëzit e Gileadit e të Galilesë i sulmuan nga krahët deri në Damask e në rrethinat e tij dhe u shkaktuan dëme të mëdha.

6Banorët e tjerë të Betulisë mësynë fushimin asirian, e plaçkitën dhe morën pasuri të mëdha.

7Izraelitët u kthyen nga gjakderdhja dhe morën në zotërim çfarë kishte mbetur. Edhe fshatrat dhe qytetet e malësisë e të fushës morën plaçkë të madhe, se pasuria kishte qenë shumë e begatë.

8Atëherë kryeprifti Joakim dhe pleqtë e izraelitëve, që banonin në Jerusalem, erdhën të shikonin të mirat që i kishte bërë Zoti Izraelit, të shihnin Juditën dhe t'i shprehnin urimet.

9Ajo u doli para dhe të gjithë e bekuan njëzëri e i thanë:

«Ti je madhështia e Jerusalemit,

ti je krenaria e madhe e Izraelit,

ti je mburrja e madhe e fisit tonë.

10Të gjitha këto i bëre me dorën tënde,

i bëre të mira të mëdha Izraelit

që i pëlqejnë Perëndisë.

Zoti i gjithëpushtetshëm të bekoftë në amshim!».

I gjithë populli u përgjigj: «Ashtu qoftë!».

11Mbarë populli e plaçkiti fushimin për tridhjetë ditë. Tendën e Olofernit, enët e argjendta, shtretërit, kupat e të gjitha orenditë e tij ia dhanë Juditës. Ajo i mori, i vuri mbi mushka, mbrehën kuajt në karroca dhe i ngarkuan.

12Të gjitha gratë e Izraelit u mblodhën për ta parë, e bekuan dhe disa ia morën valles për të. Ajo mori disa gjethe urthi dhe ua shpërndau grave që ishin me të.

13Ajo dhe gratë që e shoqëronin vunë kurora ulliri. Judita, doli para mbarë popullit e i priu valles së të gjitha grave. Edhe burrat e Izraelit i ndiqnin, duke tundur krahët, me kurora e me këngë në gojë.

14Atëherë Judita nisi këtë falënderim para mbarë Izraelit dhe populli mbarë këndoi me zë të lartë himnin që vijon.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help