1Zoti e mbajti fjalën që tha kundër nesh, kundër gjykatësve tanë, që gjykojnë në Izrael, kundër mbretërve tanë, kundër prijësve tanë dhe kundër çdo njeriu në Izrael e në Jude.
2Nën mbarë qiellin nuk është bërë siç bëri ai në Jerusalem, në përputhje me shkrimet e ligjit të Moisiut.
3Dikush nga ne hëngri mishin e të birit e dikush mishin e të bijës.
4Ai i dorëzoi nën pushtetin e të gjitha mbretërive që na rrethonin, si tallje e mjerim ndër të gjithë popujt përreth, ku i kishte shpërndarë Zoti.
5Ai i poshtëroi e nuk i lartësoi, se mëkatuan kundër Zotit, Perëndisë tonë e nuk e dëgjuan zërin e tij.
6Zotit, Perëndisë tonë, i takon drejtësia. Neve dhe etërve na e ka mbuluar fytyrën turpi gjer më sot.
7Të gjitha fatkeqësitë, që na i kishte parathënë Zoti, ranë mbi ne.
8Megjithatë, nuk i jemi lutur Zotit, duke hequr dorë secili nga mendimet e liga të zemrës së vet.
9Zoti qe gati për ndëshkim dhe na e dërgoi, se Zoti është i drejtë në të gjitha veprat e veta, që na i ka urdhëruar.
10Por ne nuk e dëgjuam zërin e tij, që të ecnim sipas urdhërimeve të Zotit që na i kishte parashtruar.
Përgjërimi11E tani, o Zot, Perëndia i Izraelit, që e nxore popullin tënd nga dheu i Egjiptit me dorë të fortë, me mrekulli, me çudi, me fuqi të madhe e me krah të shtrirë dhe u bëre i bujshëm gjer më sot,
12ne kemi mëkatuar, u bëmë të pafe, bëmë padrejtësi, o Zot, Perëndia ynë, kundër të gjitha urdhëresave të tua.
13Largoje nga ne zemërimin tënd, se kemi mbetur një numër i vogël ndër kombet ku na ke shpërndarë.
14Dëgjoje, o Zot, lutjen dhe përgjërimin tonë e na çliro për hirin tënd. Na përkrah kundrejt atyre që na kanë shpërngulur,
15që ta dijë mbarë dheu se ti je Zoti, Perëndia ynë, se emri yt është thirrur në Izrael e në mbarë fisin e tij.
16O Zot, vështro nga banesa jote e shenjtë dhe mendo për ne. Vër vesh, o Zot, e dëgjo.
17Hapi, o Zot, sytë e tu e shiko, se të vdekurit në skëterrë, të cilëve u ka dalë shpirti nga trupi, nuk i japin as lavdi, as të drejtë Zotit,
18por shpirtngrysuri tej mase, që ecën kruspull, i mekur, me sy të venitur e me uri në shpirt do të të japë lavdi e të drejtë, o Zot.
19Ta paraqesim lutjen tonë për mëshirë, o Zot, Perëndia ynë, se nuk mbështetemi dot te veprat e drejta të etërve tanë e të mbretërve tanë.
20Ti e dërgove zemërimin dhe tërbimin tënd mbi ne, siç e shpallën shërbëtorët e tu, profetët, duke thënë:
21kështu thotë Zoti: përkulni kurrizin e shërbejini mbretit të Babilonisë, që të rrini në tokën që u dhashë etërve tuaj.
22Nëse nuk do ta dëgjoni zërin e Zotit e nuk do t'i shërbeni mbretit të Babilonisë,
23do ta shuaj nga qytetet e Judës dhe nga rrethinat e Jerusalemit zërin e haresë e zërin e ngazëllimit, zërin e dhëndrit e zërin e nuses dhe mbarë toka do të mbetet e shkretë e pa banorë.
24E ne nuk e dëgjuam zërin tënd, që t'i shërbenim mbretit të Babilonisë. Ti i mbajte fjalët që fole me anë të shërbëtorëve të tu profetë, se eshtrat e etërve e të mbretërve tanë do të hiqeshin prej vendit të tyre.
25Dhe, ja, kanë dalë në zhegun e ditës e në acarin e natës. Ata vdiqën me dhimbje të tmerrshme, prej urisë, shpatës e murtajës.
26Edhe tempullin që mban emrin tënd e katandise siç është sot, për shkak të ligësisë së shtëpisë së Izraelit e të shtëpisë së Judës.
Premtimet e Zotit27Por ti, o Zot, Perëndia ynë, veprove me ne me tërë mirëdashjen tënde e me tërë përdëllimin tënd të madh,
28siç kishe thënë nëpërmjet profetit tënd Moisiut, kur e urdhërove të shkruante ligjin tënd para bijve të Izraelit e i the:
29nëse nuk e dëgjoni zërin tim, kjo turmë e madhe do të bëhet pakicë mes kombeve ku do t'i shpërndaj.
30E di se nuk do të më dëgjojnë, se është popull kokëfortë, por në dheun e mërgimit do të vijnë në vete
31e do ta marrin vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre. Unë do t'u jap zemër e veshë që dëgjojnë.
32Ata do të më lëvdojnë në mërgim e do ta kujtojnë emrin tim.
33Do të heqin dorë nga kokëfortësia e nga veprat e liga, se do t'u kujtohen udhët e etërve të tyre që mëkatuan kundër Zotit.
34Atëherë do t'i kthej në tokën që u betova t'ua jepja etërve të tyre, Abrahamit, Isakut e Jakobit. Ata do ta marrin në zotërim dhe unë do t'i shumoj e nuk do të pakësohen.
35Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme, që unë të jem Perëndia i tyre e ata të jenë populli im. E unë nuk do ta lëviz më popullin tim Izraelin nga toka që u kam dhënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.