Kuvendari 4 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Pastaj u solla e pashë tërë shtypjen që ushtrohet nën diell. Dhe, ja, lotët e të shtypurve nuk ka kush t'i ngushëllojë, se pushteti mban anën e shtypësve, prandaj nuk ka kush t'i ngushëllojë.

2Atëherë u përgëzova me të vdekurit, që vdiqën e shkuan, më shumë se me të gjallët, që ende gjallojnë,

3por më mirë se të dyja palët është ai që ende nuk është e nuk e ka parë ligësinë që bëhet nën diell.

4Vërejta se tërë mundi e tërë arritjet në punë vinin nga zilia që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.

5I marri rri duarkryq

e ha veten me dhëmbë.

6Më mirë një grusht plot qetësi,

se dy duar plot mund

e të rendësh pas erës.

7Përsëri pashë tymnajë nën diell:

8dikush fillikat, pa fëmijë e pa vëlla, bën gjithë atë mund të pafund e sytë s'i kanë të ngopur me pasuri. «Për kë po punoj, që po ia mohoj vetes kënaqësitë?». Edhe kjo është tymnajë e punë e mbrapshtë.

Shoqëria

9Dy vetë janë më mirë se një, se shpërblehen mirë për mundin e vet.

10Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë.

11Po ashtu, nëse dy vetë flenë bashkë, ngrohen, por ai që mbetet vetëm, si do të ngrohet?

12Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.

13Më mirë një djalë skamnor e i urtë, se një mbret plak e i marrë që nuk di të këshillohet më,

14se ai del nga burgu e bëhet mbret, ndonëse pati lindur skamnor në mbretërinë e vet.

15I pashë të gjithë të gjallët që ecin nën diell me djaloshin që u ngrit e i zuri vendin mbretit.

16Nuk kishte të sosur tërë ai popull, tërë ata të cilëve u printe. Por prapë, ata që do të vijnë më vonë, nuk do të gëzohen me të. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.

17 Ruaje këmbën kur të shkosh në tempullin e Perëndisë. Më mirë afrohu për të dëgjuar, sesa për të kushtuar flinë e të marrëve, se ata nuk e dinë se veprojnë keq.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help