Psalmet 20 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (with DC)(AL1)

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2Të dëgjoftë Zoti ditën e fatkeqësisë,

emri i Perëndisë së Jakobit të mbrojttë!

3Të dërgoftë ndihmë prej shenjtërores

e prej Sionit përkrahje të dhëntë!

4Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua,

flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë! selah

5Të dhëntë çka të do zemra,

gjithë synimet e tua i plotësoftë.

6Do të brohorasim për fitoren tënde

dhe në emrin e Perëndisë tonë

flamujt lart do t'i ngremë.

Zoti t'i plotësoftë të gjitha kërkesat!

7Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij,

prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon

me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.

8Disa kanë shpresë te qerret, të tjerë te kuajt,

por ne thërrasim emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

9Ata u këputën e ranë,

por ne u ngritëm e qëndruam.

10O Zot, shpëtoje mbretin.

Na dëgjoftë mbreti kur ta thërrasim.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help